• |
ide | kryesore

Ben Sulayem lirohet nga çdo akuzë: asnjë ndërhyrje në garat e Arabisë e Las Vegas

Sport
Sulayem



Komiteti i Etikës i FIA-s tha se nuk gjeti asnjë provë të ndërhyrjes së presidentit federal, Mohammed Ben Sulayem, në ngjarjet e Formula 1 të vitit 2023 të mbajtura në Arabinë Saudite dhe Las Vegas. Në fund të një hetimi të pavarur, drejtuesi i lartë nga Emiratet u shpall i pafajshëm. Ben Sulayem ishte vënë nën vëzhgim për tentativën e supozuar për të ndikuar në dy nga Çmimet e Mëdha të sezonit të kaluar.

PËR ÇFARË PO HETOHEJ BEN SULAYEM?

Ben Sulayem ishte nën hetim për dy episode të ndryshme. I pari kishte të bënte me një përpjekje të supozuar për të bërë presion për anulimin e një dënimi prej 10 sekondash të vendosur ndaj Aston Martin të Fernando Alonso në GP të Arabisë më 19 mars 2023. E dyta kishte të bënte me ndërhyrjen e pretenduar ndaj zyrtarëve të FIA-s, në mënyrë që ata të mos i jepnin miratimin në kohë cirkuitit të Las Vegasit për Çmimin e Madh inaugurues, që më pas u mbajt rregullisht në nëntor 2023.

Lexo më tej: FIA, zgjerohet skandali mbi Ben Sulayem: “I kërkoi funksionarëve të mos çertifikonin GP e Las Vegas”

Një denoncues anonim tha se Presidenti i FIA-s u tha zyrtarëve që të mos çertifikonin cirkuitin e Las Vegas për garën e vitit të kaluar. Pretendimi ishte nga i njëjti sinjalizues që akuzoi Ben Sulayem se u kishte thënë komisarëve të garës që të anulonin një penalitet ndaj Fernando Alonso në GP e Arabisë Saudite në vitin 2023. Informatori afirmoi se iu tha “me urdhër të presidentit të FIA” për të gjetur një mënyrë që të mos autorizonte sigurinë e cirkuitit për garën. Pretendimi gjendet në një raport nga përgjegjësi i konformitetit të FIA-s për komitetin e saj të etikës, një raport që BBC thotë se e ka vizionuar. E megjithatë, hetimi e ka liruar atë nga akuzat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *