• |
ide | kryesore

Incidenti me Ambrozia Metën/ Vokshi: Të ndërpritet seanca dhe të krijohet një rezolutë në mbështetje ndaj gazetareve

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sjellë në Kuvend incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Vokshi tha se kjo seancë duhet të ndërpritet dhe duhet menjëherë të krijohet një rezolutë për mbështetjen ndaj grave gazetare. Ajo e konsideroi veprimin e kryeministrit si gjest prej burracaku dhe të paburri.

“Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mendiat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë. Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cënonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracaku të paburri. Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë.”, tha Vokshi.



2 Comments

  1. FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura,kush ja ka sugjeruar salih karaxhic berishes kete avokat,kush e gjen nje udhetim falas per ne Vicidol te kulla e salihut.

  2. Grate depudete te PS qe pane live dhunen fizike ndaj gazetares kurajoze Ambrozia Meta

    nga ana e shefit te tyre nuk jane te gatshem dhe nuk do te jene te gatshme ta denojne

    dhe as te belbezojne kunder shefit te tyre edhe sikur ky shef ti kishte thyer nofullat dhe

    kockat gazetares kurajoze . Empatia qe do kishte cdo njeri ndaj gazetares kurajoze eshte

    zevendesuar te keto gra depudete me simpatine nda shefit te tyre edhe kur ky shef dhunon

    fizikisht nje gazetare ne moshe te vajzes se gruas te tuj te katert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *