• |
ide | kryesore

Incidenti me Ambrozia Metën, mediat italiane: Rama i vendosi dorën në fytyrë

Lajme, Të fundit



Veprimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta ka bërë jehonë në mediat italian. Në mesin e mediave të vendit fqinj, veprimi është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet” për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp.

“Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”, shkruan “La Repubblica”.

“Corriere della Sera” shkruan se Rama e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë.

“Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale”, shkruan Corriere.

“LA7” shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

“Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra”, shkruan La7.

“La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. Media italiane citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

“Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp”, shkruan La Stampa.



6 Comments

  1. Kryebullisti qe ka arrogancen te skalitur ne qenien e vet ordinere si lac rrugesh.
    Ketu eshte vetvetja, pa maske.
    Te perdor Shqiperine si dhurate per ke te mundi, per mbajtur karrigen per bythen e vet, eshte medalja tjeter e tij.

    Pra lango pa din e iman!

  2. Hhahahahahahhaha u kujtova tani per peticionaret e dajakses Zaharia….🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣 rrypi i pantallonave😂😂😂😂u k’put fare….

  3. duhet ti kishte fut gishtin ne pidh kesaj gazetares te Syri ..Syri eshte nje televizion qesharak Made in Malokeria

    1. o I paemër i dates 21/03/2024 te ores 14:26.
      Rama, ashtu si gjithe diktatoret e tjere, gishtin ne b#the, p#dh jua fut ne radhe te pare te veteve. A ke numeruar sa socialiste, miq te Rames kane perfunduar ne burg? A e di se sa eshte radha?
      Nje kohe do te vije edhe ty e motres tate radha.
      (Pyt te teme se sa komuniste coi ne hell Enver Hoxha, te bindesh!)

    2. I pa emër 21/3/2024 0ra14 .26 .Gishtat e Romës janë të pistë se i ka fut te vrimat e motrës tënde te vrima e gruas dhe nënës tënde dhe juve ju pëlqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *