• |
ide | kryesore

Projekti për ndërtimin e linjës RMV-Elbasan-Fier/ Banorët protestojnë: Po dëmshpërblehemi me shifra qesharake

Lajme, Të fundit



Fermerë të lagjes Drizë në Fier janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqen me ullinj që preket nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv Maqedoni e Veriut – Elbasan- Fier.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve i kanë të kultivuara tokat e tyre me ullinj 20- vjeçarë. Sipas banorëve, dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak, ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre.

Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë, gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

Ndërkohë drejtori i projekteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *