• |
ide | kryesore

Çfarë është “ISIS-K”, grupi që kreu sulmin terrorist në Moskë

Arkiva, Lajme, Të fundit
isis



Pas sulmit të përgjakshëm në Moskë të marrë përsipër nga Shteti Islamik, Shtetet e Bashkuara sollën në vëmendje se si në fillim të marsit e kishin paralajmëruar Rusinë për rrezikun e sulmeve nga ISIS-K, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

I njohur gjithashtu si Wilayat Khorasan, grupi është dega afgane e ISIS dhe që u shfaq për herë të parë në vitin 2014. Emri Khorasan përkthehet “Toka e Diellit” dhe sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ai i referohet një rajoni historik që përfshin pjesë të Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit.

Bazuar në këtë vizion, ISIS-K synon të krijojë një kalifat të ri që bashkon këto tre vende, por edhe disa ish-republika sovjetike, si Turkmenistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Scores of people were killed in several explosions at Kabul's Hamid Karzai Airport. The Afghan offshoot of the terror organization “Islamic State,” known as ISIS-Khorasan, IS-K or ISIS-K claimed responsibility for the

Një kërcënim i qartë për Rusinë, e cila nuk harron rebelimet islamike në Kaukazin e Veriut, veçanërisht në Dagestan dhe Çeçeni me dy luftërat e viteve 1990 dhe një seri të gjatë sulmesh të përgjakshme që masakruan civilë në qytete të ndryshme ruse, përfshirë edhe kryeqytetin.

Lideri aktual i grupit është Sanaullah Ghafari, alias Shahab al-Muhajir. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ai u emërua në qershor 2020. Nën udhëheqjen e tij, ashtu si grupet e tjera terroriste, edhe ISIS-K synon forcat amerikane, aleatët e tyre dhe civilët. SHBA ofron 10 milionë USD për kapjen ose vrasjen e tij. 

Sanaullah Ghafari: US Offers $10 Million Reward To Help Track ISIS-K Leader

Ndryshe nga organizatat e tjera, ISIS-K lufton hapur kundër organizatave të tjera ekstremiste islamike, siç janë talebanët. Ata janë përgjegjës për sulmin vetëvrasës në aeroportin e Kabulit më 26 gusht 2021. Grupi ishte gati të ndërmerrte gjithashtu veprime kundër komuniteteve hebraike si hakmarrje për operacionet izraelite në Gaza. Vetëm dy javë më parë, shërbimet e inteligjencës ruse pretenduan se kishin eliminuar një celulë të ISIS-it që po planifikonte një sulm kundër një sinagoge në Moskë. ©Marrë nga TG Com LAPSI.al



4 Comments

  1. Shum pytje lindin mbas gjith ksaj , a asht kjo nji loj si izraeli me Hamas ? Asht kaq e pa’ mujtun asgjesimi i ktij personi kur amerika asgjesoj generalin iranian Mes gjith skortes tij !?

    1. Me sa mbaj mend, ISIS u krijua kunder Bashar Al Asad, per te rrezuar regjimin e tij ne Siri, dhe Shqiperia ka qene nje nga perkrahesit dhe sponsorit e shumte se bashku me Ameriken. Si doli me vone e pame. Tani krahasimi me Izrael dhe Hamas eshte e ndryshme se Izraeli po mundohet te pushtoje tokate e Palestines. Vendet e botes arabe e pelqejne kete gje se ata qe shperngulen nga Palestina, do shkojne ne vende te zhvilluara duke sjelle me vete kulturen dhe besimin e tyre. Egjipti psh ka nje mur me te madh me Palestinen, se sa muri qe kishte Izraeli me Palestinen, dhe nuk pranon “vellezeit muslimane” se eshte me mire qe ata te shkojne ne Suedi, France, Gjermani etj. Dhe e kemi pare cfare kane sjelle me vete kudo qe kane shkuar, gjithe emigrantet dhe refugjatet nga vendet arabe. E vret apo jo dot Amerika, ashtu si thua ti ka vrare kete iranianin, nuk e di, ndoshta po, ndoshta i intereson te jete i gjallle. Politika qe behet eshte e ndyre, po gjeja me e ndyre nga te tera eshte politika fetare, ajo duket shume, shume here me e ndyre se thjesht politika normale qe po arrite ta dallosh qe ta fusin, mund te ndryshosh mendim, (besoj se je besimtar nga komenti qe ke bere), ju lexoni vetem nje liber dhe nuk e vini kurre ne dyshim. Lexo me mire 1000 libra shkence, dhe veri te tera ne dyshim se ndoshta, besoj ndoshta, mund te kesh nje mendim ndryshe. E zgjata shume, po aktet terroriste, jane te tilla nuk ka rendesi kush i ben apo ne emer te kujt. Nuk ka krahasim Hamas-ISIS se nje m*** jane te dyja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *