• |
ide | kryesore

Frikë në Perëndim/ Ç’pritet të bëjë Putin pas sulmit terrorist në Moskë

Arkiva, Kryesore, Planet
Putin



Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë këtë muaj për rrezikun e një sulmi terrorist në Moskë, veçanërisht nga ISIS-K, dega e Shtetit Islamik me bazë në Afganistan.

Por, në klimën e mosbesimit dhe antagonizmit që karakterizon marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës për luftën në Ukrainë, paralajmërimet u hodhën poshtë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ai i konsideroi ato si një provokim.

Këto paralajmërime nuk arritën të parandalonin sulmin terrorist të së premtes, i cili është më i keqi që Rusia ka pësuar në dy dekadat e fundit. Kjo masakër ka marrë më shumë se 130 jetë njerëzish. Tragjedia, që mund të ishte shmangur, vjen si një goditje e madhe për Putinin, i cili është përpjekur të portretizojë veten si një garantues i stabilitetit dhe të kultivojë strukturën e tij të sigurisë në Rusi.

Në këtë sfond, Kremlini ka lënë të kuptohet se Ukraina është e përfshirë në sulm. Megjithatë, Uashingtoni thekson se nuk sheh arsye për të dyshuar në pretendimin e autorësisë nga ISIS-K, një degë tjetër e Shtetit Islamik (ISIS) të shkatërruar në Siri gati një dekadë më parë. Burimet diplomatike dhe të inteligjencës pajtohen me pretendimin se ISIS-K ka organizuar sulmin. Ata i frikësohen një lidhjeje që Kremlini mund të bëjë me Ukrainën, me qëllim përshkallëzimin e sulmeve aty. Amerikanët gjithashtu kanë frikë se masakra mund të përdoret nga Putin për të kryer një raund tjetër rekrutimesh ushtarake dhe për të vendosur një regjim më të ashpër sigurie në Rusi.

(Ushtarë të ISIS-K)

Kremlini, ashtu si mediat dhe njerëzit në orbitën e tij, nuk e ka përmendur ISIS-in. Regjimi i Putin gjithashtu nuk ka komentuar mbi inteligjencën e ofruar nga Uashingtoni, ose të metat e mundshme të sigurisë dhe mbikëqyrjes që nuk arritën të parandalonin sulmin. Në vend të kësaj, Putin pretendoi se Ukraina është përfshirë disi në masakër, pa dhënë asnjë informacion apo provë. Kievi e mohon me këmbëngulje përfshirjen në masakër.

(Pamje të autorëve gjatë sulmit në Moskë, teksa vrisnin gjakftohtë cilindo që i dilte para)

Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona në rajonin Bryansk (në kufi me Bjellorusinë dhe Ukrainën) për masakrën. Katër prej tyre akuzohen si organizatorët e sulmit. Autoritetet ruse kanë pohuar se ata ishin të gjithë shtetas të huaj, kryesisht nga Taxhikistani, dhe se ata po iknin “në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me vlerë” atje. SHBA-të, Bashkimi Europian dhe NATO e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist.

Lexo më tej: Kush është Shteti Islamik Korasan, grupi i fajësuar për sulmin në Moskë 

Çka ra në sy ishte se Putin u tregua i ngadaltë për të dalë dhe për të folur mbi tragjedinë. Dhe kur doli, në drekë të shtunën, fjala e tij ishte shumë e shkurtër. Ndërsa Rusia e trette tragjedinë e tmerrshme, udhëheqësi rus u betua për hakmarrje ndaj autorëve. Putini ka krijuar një imazh si një udhëheqës i ashpër dhe garantues i sigurisë. Ai është lideri i cili arriti të shtypte separatizmin e Çeçenisë dhe Dagestanit, dhe të ndalonte valën e sulmeve terroriste të fillim viteve 2000. Megjithatë, sulmi i të premtes, i cili erdhi vetëm disa ditë pasi Putin u rikurorëzua si lider i padiskutueshëm në zgjedhje, ngre shumë pyetje në lidhje me funksionimin e sistemit të sigurisë së Rusisë.

(Putin gjatë fjalës së tij për sulmin në Moskë)

Ndërsa shumica e forcave ushtarake dhe të inteligjencës janë të përqendruara në luftën kundër Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë, ka dyshime se Kremlini mund të ketë neglizhuar kërcënime të tjera. Moska e ka zhvendosur vëmendjen e inteligjencës së saj që nga pushtimi në Ukrainë. Gjithashtu Moska po përpiqet në mënyrë të konsiderueshme që të shuajë kundërshtimin brenda kufijve të saj për luftën në Ukrainë.

Dhe çfarë duhet sjellë në vëmendje është se për Rusinë, terrorizmi islamik nuk është i huaj. Në Rusi kanë ndodhur disa sulme të mëdha gjatë dekadës së fundit. Për shembull, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) raportoi në fillim të këtij marsi se kishte parandaluar një sulm në një sinagogë në Moskë. Sipas FSB-së, sulmi do të kryhej nga një degë afgane e Shtetit Islamik.

Njohësit e Rusisë janë treguar të kujdesshëm për të parashikuar hapat e ardhshëm të Putinit, shkruan Lapsi.al. Tani për tani, rivendosja e dënimit me vdekje, e cila është ngrirë nga një moratorium që nga viti 2001, është rikthyer në axhendën parlamentare. Hapa të tjerë që priten të merren nga regjimi i Putin mund të jetë një shtypje më e madhe e brendshme, apo edhe forcim i politikave kundër emigrantëve.

Nuk kuptohet ende nëse komenti i paqartë i Putinit për masakrën ishte thjesht një përpjekje për të forcuar mbështetjen e brendshme për luftën e tij në Ukrainë, apo nëse ai kërkon të përdorë sulmin terrorist si pretekst për ndonjë veprim tjetër që lidhet me luftën.

Gjerësisht besohet se sulmi mund të përdoret për të mbështetur një raund tjetër mobilizimi.

(Ushtarë rusë)

Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve në shtator 2022, i cili rezultoi në grumbullimin e 300,000 ushtarëve të tjerë, por analistët ushtarakë besojnë se një raund tjetër mund të jetë i nevojshëm për shkak të numrit të vdekjeve të panjohura, por sigurisht kolosale të luftës nga të dyja palët.

Masakra në Moskë jep një justifikim për të rritur mobilizimin e rekrutimit, duke grumbulluar fuqinë njerëzore që Rusisë i nevojitet.

Disa orë pas sulmit në Moskë, Rusia nisi një valë sulmesh në Ukrainë, me një raketë me rreze të gjatë që hyri për një kohë të shkurtër në hapësirën ajrore polake. Por shumica e ekspertëve thanë se kjo nuk ka të ngjarë të ishte një hakmarrje e drejtpërdrejtë. Pikëpyetjet mbi reagimin e Rusisë janë akoma të mëdha.

Izolimi

Sa i përket marrëdhënies së tensionuar Rusi – Perëndim, Perëndimi e ka izoluar Putinin që kur ai filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Megjithatë, në të njëjtën kohë mban kanale të hapura me Moskën, për të shkëmbyer kryesisht informacione. Nga ana tjetër, Kremlini ka zgjedhur të izolojë veten, dhe popullsinë e tij, nga ajo që Kremlini beson se është një “Perëndim kolektiv” (emër i vënë nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov) dhe vlerat që ai përfaqëson. Sipas regjimit të Putin, vlerat e “Perëndimit kolektiv” janë në kundërshtim me ato që ai kërkon për Rusinë.

Ndërsa për të kuptuar konfuzionin e krijuar nga lajmet se “amerikanët e kishin paralamjëruar një sulm në Moskë”, ju sjellim paralajmërimin e ambasadës amerikane për qytetarët amerikanë në Moskë.

“Ambasada po monitoron raportet se ekstremistët kanë plane të afërta për të goditur tubime të mëdha në Moskë, duke përfshirë koncerte, dhe qytetarët amerikanë duhet të këshillohen të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme.”

(Pamje pas sulmit në Moskë)

Ky paralajmërim u lëshua publikisht nga Ambasada e SHBA-së në Moskë më 7 mars dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin turmat, të ndjekin përditësimet e mediave lokale dhe të jenë vigjilentë ndaj rrethanave të tyre në çdo kohë. Gjashtë ambasada të tjera perëndimore, duke përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar, kishin paralajmëruar qytetarët e tyre për kërcënimin “e afërt“.

Përveç atij paralajmërimi publik, inteligjenca amerikane paralajmëroi privatisht autoritetet ruse për rrezikun e një sulmi terrorist. Sipas El Pais, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Uatson, ka konfirmuar se Uashingtoni kishte informacion në fillim të këtij muaji në lidhje me një sulm të planifikuar terrorist në Moskë që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncertet. “Qeveria e SHBA-së gjithashtu e ndau këtë informacion me autoritetet ruse në përputhje me politikën e saj të gjatë për të paralajmëruar”, është shprehur Uatson.

Injorimi i paralajmërimeve

Të martën që kaloi, në një takim me bordin e drejtorëve të FSB-së, Putin hodhi poshtë paralajmërimet perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist.

“E gjithë kjo duket si shantazh i drejtpërdrejtë me qëllimin për të destabilizuar dhe frikësuar shoqërinë tonë”, tha ai, sipas një zbardhjeje të fjalimit të tij të publikuar nga vetë Kremlini. Në atë takim, autokrati rus argumentoi se Perëndimi dikur kishte përfituar nga “lloje të ndryshme të grupeve terroriste radikale ndërkufitare, duke përfshirë inkurajimin e agresionit të tyre kundër Rusisë”. Putin la të kuptohet gjithashtu se Kievi ka kaluar në përdorimin e “metodave terroriste”. 

Megjithëse inteligjenca amerikane pohon se paralajmërimi ishte specifik, mbetet e panjohur deri në ç’pikë ishte mjaftueshëm konkret për të parandaluar sulmin. Antagonizmi midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për luftën në Ukrainë ka krijuar mosbesim në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, edhe pse disa kanale komunikimi mbeten të hapura.

Sipas politikës së “detyrës për të paralajmëruar”, SHBA lëshon vazhdimisht paralajmërime, si publikisht ashtu edhe përmes kanaleve diplomatike, kur shërbimet e saj të inteligjencës kapin informacione specifike për rrezikun e sulmeve.

Edhe një shtet totalisht armik si Irani, Uashingtoni e paralajmëroi për mundësinë e një sulmi në varrezat e Kermanit, ndërsa mijëra njerëz po i bënin homazhe gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u qëllua nga SHBA në vitin 2020 në një sulm me dron. Dhe sikurse në Moskë të premten, edhe për rrezikun në Iran amerikanët kishin të drejtë. Më 3 janar 2024, një ceremoni përkujtimore që shënon vrasjen e Qasem Soleimani në varrin e tij në Kerman lindor, u sulmua nga dy shpërthime bombash. Sulmet vranë të paktën 94 njerëz, dhe plagosën 284 të tjerë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



22 Comments

  1. O kapsi lapsi kush eshte autori i kësaj paçavurreje??

    Isis k ska pas noi target rus asiher. Pervecse kur janë agjente te cias. Cecenet ishin të trajnuar nga cia. .
    Putini ska fol sepse i di si funksionojnë gjerat dhe po përgatit lojën e tij.
    Ukrainës dhe biden i duhej kjo ngjarje pas deshtimeve në betejë.

    Rusët janë oër ti qi robt por kjo administrate eshte 100% pro interesave rusë.

    Si e merr ukrainën putini nëse këtë nuk ja jep biden? Duhet gjithmonë një lojë. Dhe loja është para syve dhe duhet bërë aq e madhe sa te ngjajë e vertetë. Me luftë të vertetë me biliona usd me propagandë non stop.
    Lek shumë i madh po përfitohet mga ata we vunë biden nga kjo luftë. Rusi do marrë ukrainën do paguajë një çmim. Administrata e bidese superpasurohet nga lufta.

    1. Ja sa të fitoj Tramp dhe atëherë e shikojnë komunistët.
      Në njërin krah Putin, në krahun tjetër Tramp dhe në qendër Baca Sali.
      Poshtë komunistët, poshtë Biden, poshtë Frrok Çupi dhe Mero Bazeziu.

  2. Por mund te jete edhe dicka e njejte sic ndodhi me sulmin e Hamasin! Thjesht, e dinin, por e lane te ndodhte!

    Kjo puna e ISIS pak si vari tr me duket! Sikur mbiu nga asgjeja!

    1. Vepër e vetë rusëve siç kanë bërë gjithmonë për mobilizime udhëtarësh.
      Pastaj nuk se Perëndimi ka frikë
      por sidoqoftë po përgatitet.
      E vërtetë është që Rusët nuk janë ndonjë rrezik për t’u trembur. Fuqia ushtarake e tyre tashmë është është e papërfillshme. Nuk është në gjëndje të mbrojë pikat strategjike të saj. Sevastopoli dhe flota detare është inekzistente. Rafineritë po ju shkatërrohen. Sistemi i mbrojtjes ajrore po ashtu.

      1. Sikur fushbeteja thotë ndryshe se!
        Gjithë perëndimi kundër rusise.së dobtë siç thua ti. Ukraina ka vënë ushtarët , perëndimi pajiajet teknologjinë paratë.

      2. po kari po, cdo dite nga nje fsaht dhe cdo 2 jave nga nje qytet po merr rusia o kar me zile. ukraina po kolapson ne cdo pike te frontit po ti kushedi ku i merr lajmet

  3. Te gjitha shtetet jane te pa afta per sulme terroriste, se te vjen nga nuk e pret. Pervec rasteve kur e bejne vete. Allo truri.

  4. Cia e ka bere kete rremuje sepse Amerika qe sa degjoi qe u ne veprimi terrorist ja mgjeshi Isis menjehere por Isis vete AngloAmerikanet e krijuan sic kane krijuar shume grupe terroriste neper Bote

  5. “Çfarë do të mbjellësh do të korrësh”, thotë një fjalë e urtë popullore.
    Mbolle teror , teror do të korrësh..
    Në dukje, pasi Putini në zgjedhjet e fundit për president fitoi me 87% të votave të rusëve, krijohet mendimi se shumica absolute e rusëve janë të “dashuruara” me ate.
    Historia e njerzimit ka treguar se popujt apo më saktë turmat amorfe, ju shkojnë pas liderëve të fuqishëm , jo thjeshtë për patriotizëm , por për nacional shovinizëm, pasi ushqehen me propogandën e racës superiore ndaj popujve të tjerë.
    Nuk po zgjatem shumë me perandorët e fuqishëm që nga Aleksandri ynë i madh i Maqedonisë, perandorët romakë e bizantinë, franceze, britanike e spanjolle e deri në ditët tona.
    Putinit i ka shkrepur në kokë që të ringjallë perandorinë e fuqishme carriste ashtu siç duan të bëjnë serbët në Ballkan, nën shembullin e tij.
    Le të shuhet e gjithë bota nga lufta bërthamore e unë do të fitoj, thotë ai.
    Po çfarë do të fitonte ai dhe gjithë rusët pas kësaj lufte ?
    Por a mos rusët janë akoma me mendësinë e shek.19 ?
    A do të jenë ata kaq injorantë e të mos e kuptojnë se nëse Putini ndërmer një sulm atomik, objekt i parë i këtij sulmi nga të gjitha anët do të jetë Rusia ?

  6. I pa emër 07:50. I ndjek ngjarjet to apo si filorus që je ndjek propagandën ruse. A e di që as aviacioni e ad flota detare në det të zi nuk funksionojnë fare.
    13 avionë për një javë rrëzuan 2 A 50 e një Il 62 e një tjetër në brendësi të Rusisë.
    Po 2 anijet në Sevastopol dhe rrjetin radarëve e dëgjove që i shkatërrua. Po rafineritë që po shkatërrojnë nga 1 çdo ditë.
    Informohu mirë!!

  7. O Shupenza ate fjale majë për vete se nga mënyra si flet je komplet si ai!!!
    Kjo tregon injorancën tënde që një gjuhë që e di pak shqipen e përdor dhunshëm për të mos thënë asgjë.
    Kjo tregon se as TV shqipe nuk ndjek.
    Nëse pyet no nji që njef e di më shumë se ti do vërtetojë që është ashtu siç e them unë e shumë të tjerë që shumë më tepër se ty nga njohuritë që kanë, gjuhët e shumta që flasin nga mosha që kanë e eksperienca.
    Më bën përshtypje një gjë,një filorus nga Shupenza!!!

    1. O Emigranti! Qenke hajdar fare! Si ore i shkruan tjetrit që di pak shqip kur ndërkohë tek ato pak rrjeshta tekst ke një shqipe të shkruar që edhe një fëmijë në ciklin parashkollor shkruan shumë më mirë se ty.
      Prandaj ecën para bota e sidomos Shqipëria se njerëzit analfabetë janë shumica.

      1. Po kujt i plasi për shkrimin tënd të saktë kur nuk thua asgjë për komentin e atij që i bën replikë!?

  8. në dosjen Non Grata te britanikeve per Berishen te jete perfshire edhe Fation Dauti si dhe pamjet e tij duke thyer deren e PD në përkrahje të Berishës.

    Kjo per te vertetuar një nga lidhjet e Berishes me krimin, pasi UK e shpalli Berishen non grata per korrupsion dhe lidhje me krimin.Bravo lapsi nxiton ta mbushe me lajme nga rusia,putin tha keshtu e ashtu,putini i fut friken perendimit,pitini vetem ha mut njelloj si salihu ketu

  9. Putini te ha karin Ashtu sic eshte katandisur ushtria ruse ,Putanka sdi ku te fusi koken dhe kete sulm e ka organizuar vete Mas zgjedhjeve farse gjithmon ka pasur nje sulm “terrorrist” ne Rusi

  10. Zhupa jo vetëm që s’ka kërkuar falje për gënjeshtrën publike të shpërndarë në rrjetet sociale dhe nuk e ka fshirë njoftimin e saj, por ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se Peza në fakt është dorëhequr nga dorëheqja, a thua e di ajo këtë muhabet, dhe jo i zoti i punës.

    “Elvis Roshë që tërhiqen nga dorëheqja Rilindja ka plot!

    Ora e prokurorisë ndikon në të tilla sjellje me siguri…”, shkruan Zhupa.

    Tani këtë muhabetin e lajmeve të rreme, këta e kanë si shkollë nga Sali Berisha, që jo më larg se pak ditë më parë bëri të vdekur një fermer, ndërkohë që ai i shkreti doli publikisht në një video, për ta përgënjeshtruar.Ti Shupenza je shpellkar i devotshem i salihut ti per ti bere qefin salihut shkerdhen motren vajzen mamin tend i ben video dhe keto ja dergon salihut te ballkoni,ju maloket e keni ne gen incestin si vete saihu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *