• |
ide | kryesore

Zgjidhen kryetarët e 10 degëve të PD-së, publikohet lista e drejtuesve të rinj

Lajme, Të fundit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ditën e sotmë ka publikuar listën e fituesve të kryetarë të 10 degëve të demokratëve në vend. Në njoftim bëhët me dije se procesi është hapur në orën 08:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.

Njoftimi i plotë:
Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PDSH.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1.PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
2.PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
3.PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
4.PD dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
5.PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
6.PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
7.PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
8.PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
9.PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
10.PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.



1 Comment

  1. NJOFTIM QESHARAK , NUK TTREGOHEN SA ANATARE KISHTE S A MOREN PJESE , basha eshte ba si rama mashtrues ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *