• |
ide | kryesore

Himara/ Dhuli: Drejtori i bashkisë lidhje direkte me Edi Ramën!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për juristin Skerdjan Dhuli, aktivist i Partisë Demokratike në Himarë ka disa shenja që të çojnë tek përfshirja e Edi Ramës në manipulimin që u për tokën ku do të ndërtohej hoteli i Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës. Gjatë një bisede në Syri Tv, Dhuli u shpreh se falsifikimet nuk u bënë vetëm nga të arrestuarit në Bashki, por aty ndihmuan edhe Kadastra, Këshilli i Qarkut dhe Prokuroria e Vlorës. Është e qartë vetëm kryeministri Rama ka fuqinë të ndikojë në të gjitha këto institicione.

Por gjatë bisedës ai zbuloi edhe një detaj tjetër që tregon se si funksiononte skema e manipulimit brenda në bashki. Jerasimo Bashi, drejtor i Menaxhimit të Tokave në Bashkinë e Himarës është edhe kushëri i parë me një ish bashkëshorte të kryeministrit Edi Rama. Duke pasur këtë njohje, Bashi nuk përgjigjej para Goros, thotë Skerdian Dhuli, por e dinte vetë se çfarë duhej të bënte.

“Jorgo Goro është peng i dosjeve të korrupsionit të tij. është detyruar të firmosë gjithçka i ka servirur Edi Rama dhe njerëzit e tij për të shpëtuar. Ka edhe një detaj që duhet t’ia themi publikut. Drejtuesi i Drejtorisë së Menaxhimit të Tokave në bashkinë e Himarës, është familjar, kushëri i parë i ish-bashkëshortes së Edi Ramës. Nuk është emëruar aty nga Jorgo Goro, bëhet fjalë për shtetasin Jerasimo Bashi që është nën masë arresti për këtë histori. Nuk është i emëruar aty me dëshirën e Jorgo Goros, por është i emëruar aty drejtpërdrejt nga Edi Rama.

Kjo megaaferë korruptive shkon më thellë se kaq. Jorgo Goro në deklaratën e tij në prokurori ka thënë: Nuk isha unë që i kam bërë veprimet, por drejtoria e menaxhimit të tokave, pra në një farë mënyre e ka lëshuar “pataten e nxehtë” nga duart e tij, duke pasur parasysh faktin që ai e dinte shumë mirë raportin që kishte me drejtorin vartës të tij, për shkak se drejtori ishte familjar i Edi Ramës dhe as nuk e merrte për referencë fare Jorgo Goron” u shpreh Dhuli.

Të shtunën e 23 marsit Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi Jorgo Goron ndërsa dha masë arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë; kreun e Kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kërkim Stavri Mëhillin.



4 Comments

  1. Informacion jo i plote. Informacioni i plote do te ishte se kusheriri i ciles grua ishte

    ky tipi, se KM ka pasur disa gra dhe jo me te gjitha eshte ndare me konsensus.

  2. Ia arritem dites qe nje idiot me fame, deliranti dhe koburja pa fisheke Dherjan Suli te citohet, te referohet, dhe te shkruhen artikuj ne media rreth pikpamjeve te tij. Besoj se nuk e dini qe personi ne fjale, te cilin e quani “jurist”, diplome juristi edhe mund te kete, por tamam eshte berber nga fshati Borsh. Analiza te thella ben, vetem qe s’eshte per kete pune, jo per gje.

  3. o lapsi po beni dhe vete ndonje thellim. se te deshmia e stavri mehillit eshte i gjithe strumbullari.
    ai thote cova kerkese per konfirmim AMTP ne keshill te qarkut dhe ma protokolluan. Ma nisen pergjigjen me zarf ne shtepi me konfirmimin. Nuk sakteson date kur e beri kerkesen dhe kur i vajti zarfi te shtepia . Nese eshte pa te keq dhe pergjigja do dy muaj. nese e ka me nxitim si incineratoret i ka ardhur per pak dite me urdher nga larte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *