• |
ide | kryesore

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Arkiva, Të fundit



Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleks rezidencial.

Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së konçesionit për portin nga ana e ministris infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit.

Ai gjithashtu u shpreh se ministria e financave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionerëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkuruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real.

Për këto arsye ai kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të përfshirë në këto procedura, si dhe në sigurimin e padisë, duke pezulluar punimet.

Ndërsa Endrit Shabani u shpreh se ky kallëzim është një nga ‘xhevairët e korrupsionit qeveri-oligarki përmes skemave të PPP-ve”, të cilat po e lënë Shqipërinë një vend të varfër, duke i gllabëruar tokat publike, plazhet, ishujt dhe zonat historike.

Ai theksoi se Nisma Thurje është i vetmi partner real i SPAK, duke treguar se nga njëra anë administrata publike ka bërë ZERO kallëzime në SPAK, ndërsa opozita nuk guxon të kallëzojë aferat ku përfshihen oligarkët.



4 Comments

  1. 𝐂̧𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐮𝐭𝐫𝐢𝐧𝐭𝐢𝐧, 𝐃𝐫𝐢𝐥𝐨𝐧𝐢𝐧, 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧! 𝐍𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐟𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐋𝐚𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐪𝐞 𝐩𝐨 “𝐠𝐨𝐝𝐞𝐭” 𝐁𝐞𝐥𝐢𝐧𝐝𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞! 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐣𝐚𝐟𝐭 𝐨 𝐛𝐚𝐬𝐭𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭𝐞 𝐩𝐚 𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥𝐢, 𝐧𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐟𝐬𝐡𝐢 𝐪𝐞 𝐭𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞𝐳𝐢𝐭 𝐪𝐞 𝐮 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐯𝐫𝐚𝐫𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐚𝐫𝐛𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐚𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐜𝐝𝐨 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐞!

  2. Eshte i vetmi vend ne planetin tone qe pronar te shpall dhe te ben qeveria. Ekonomia e tregut qe ne duam te krijojme pa konkurencen e lire (dhe jo me vendimin e qeveritareve) nuk mund te ekzistoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *