• |
ide | kryesore

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokurori Milan Laskaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të problemeve me burimet financiare për një apartament dhe dyshimet për fshehje të një automjeti.

Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti.

Gjatë seancës dëgjimore Laskaj i kundërshtoi këto gjetje të Komisionit. Vendimi për prokurorin Milan Laskaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pine. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Milan Laskaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *