• |
ide | kryesore

Inter, me teknikun Inzaghi deri në vitin 2027: rinovimi për tu firmosur brenda këtij sezoni

Sport
Inzaghi



Simone Inzaghi po shkon drejt rinovimit të tretë të përvojës së tij deri tani trevjeçare me Inter. Ky aktual, është më i rëndësishmi sepse vjen në sezonin që të çon në kampionatin e yllit të dytë. Për më tepër, klubi në vitin e fundit e ka kuptuar vërtetë rëndësinë e trajnerit të tij, ndërsa vetëm një vit më parë përmendeshin emrat e zëvendësuesve të mundshëm, para se arritja në finalen e Champions League do të ndalonte çdo spekulim për një trajner të ri për zikaltrit.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit do të thërrasin teknikun Inzaghi për të nënshkruar vazhdimin e kontratës para përfundimit të sezonit. Me pak fjalë, ekziston një dëshirë për ta blinduar atë përpara se ndonjë sirenë europiane ta tundojë (dhe ka mjaft klube të nivelit të lartë në futbollin kontinental që do të mbështeteshin me dëshirë tek ai). Kontrata aktuale skadon në vitin 2025 dhe arsyeja tjetër që e shtyn klubin drejt rinovimit është fakti se është e ndërlikuar të mendosh që trajneri ta nisë sezonin kur është në skadencë kontrate.

Lexo më tejGafat e teknikut Simone Inzaghi: Inter, mes statistikave e zgjedhjeve, mallkimin e penalltive e kërkoi vetë

Kësaj radhe synohet zgjatja edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2027. Tre sezone të tjera të plota, me pak fjalë, që tregojnë se sa besim ka klubi zikaltër te trajneri i tij. Flitet edhe për rregullim ekonomik me shifrën aktuale, 5.5 në vit, të rritur me rreth një milion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *