• |
ide | kryesore

Ambasadori i ri i SHBA, dëgjesë më 16 prill para Komitetit të Jashtëm të Senatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



David Kostelançik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Xho Bajden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri pritet të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit.

Kjo është hera e dytë që Kostelançik do të dalë përpara këtij komiteti si i propozuar për postin e ambasadorit në vendin tonë.

Më herët, ai kishte kaluar degjesën përpara këtij Komiteti, por votimi në Senatin amerikan së bashku me 40 diplomatë të tjerë të propozuar për shkak të tejkalimit te afateve procedurale nuk u realizua.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur per votim më pas nga Senati. Një diplomat karriere, Kostelançik ka shërbyer dikur në Shqipëri gjate viteve 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelançik do të zëvendësojë Yuri Kim, e cila u largua nga vendi ynë më 25 qershor të vitit 2023, duke marrë një post të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ambasada e SHBA-së drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë, David Uizner.



5 Comments

  1. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.

    Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

    Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

    Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

  2. Sistemi tims vërtetoi se kush është personi i paidentifikuar ! Vërtetoi se i paidentifikuari lëvizte me ata të identifikuarit , që ishin organizat kriminale ! Hynin anijet me mall , futeshin dhe sikur ishin miza , nuk i shikonte kush ! I tha Doktori dhe ju vërtetuan të gjitha ! Në këtë gjëndje e katandisi shtetin, me dogana e me polici drogaxhiu , 6 muaj që kishte ardhur në pushtet ! Timsi pa qart vëllain e drogaxhiut në makinë ! Ai kryetari Xhixha nuk u kap , ju iku nën hundën e policise ! Prandaj gjermanët shkëputën bashkpunimin me prokurorinë dhe policisë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *