• |
ide | kryesore

Jazxhi e Daci shembin Tiranën: nis faza e Teutës, ku durrsakët shkojnë nga mbijetesa drejt Europës

F1, Sport, Video
Daci



Faza e katërt është ajo e Teutës, ose të paktën kështu ka ndodhur në sezonet e fundit, kur me durrsakët në vuajtje të thellë për tre faza, në të katërtën katapultohen nga mbijetesa drejt Europës (për dy pikë e munguar sezonin e kaluar). Goditje e madhe e skuadrës së Edi Martinit, që pushton Arenën Kombëtare, duke mposhtur 1-2 Tiranën. Jazxhi e Daci bënë të pavlefshëm golin e Lulajt dhe tani Teuta del jashtë zonës së rënies dhe playout-it.

Teuta vazhdon serinë e fitoreve, e treta radhazi, duke vendosur ritmin në ndeshjen me Tiranën, që nuk u ngjit dot në nivelin e derbit të fituar para pauzës së kombëtares me Dinamon. E pra, pauza duhet të ishte në favor të teknikut Fagu, por nuk ndodhi kështu. Skuadra durrsake kishte një plan më të qartë loje, duke neutralizuar plotësisht sulmin kundërshtar. Daci ishte këmbëngulës dhe u përpoq disa herë të godiste portën e Kozit. Bardheblutë nuk bënë keq dhe Teuta përfitoi për të goditur në fundin e pjesës së parë. Jazxhi ishte spektakolar me dy lojtarë të kaluar dhe një silurë që la të shtangur portierin e Tiranës.

Fagu nuk i dha dot dozën e besimit në pushim e pas rifillimit, Teuta goditi për herë të dytë. Daci dyfishoi shifrat, duke ia bërë më të thjeshtë durrsakëve lojën. Në fushë Fagu u kujtua të hidhte Najdovskin, duke stabilizuar repartin. Maqedonasi provoi edhe të shënonte, pa rezultat, ndërsa mbrojtësi tjetër Lulaj shënoi në fund golin e 1-2. Shumë vonë për të shpresuar më shumë apo për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Tirana mbetet jashtë katërshes dhe rrezikon të shohë Skënderbeun të largohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *