• |
ide | kryesore

Berisha thirrje: Të ngrihemi të gjithë në mosbindje civile

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihemi në betejë për votën e lirë.

Berisha tha se duhet të ngrihen sepse po heshtën sot, vendi nuk ka të ardhme, ndërsa shtoi se pushtues më të egër nuk kemi pasur ndonjëherë në troje, duke iu referuar këtu qeverisë Rama.

“Ndaj dhe sot, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë atyre që besojnë se vota e lira është zemra e lirisë dhe dinjitet njerëzor pa liri nuk ka, të ngrihemi në betejë për votën e lirë.

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, që e shohin se si po varfërohen, se si skamja po thellohet çdo ditë.

Se si qindra e mijëra pensionistë qajnë me lot të ftohta mjerimin e tyre, skamjen e tyre.

Të ngrihemi, t’i japim fund këtij regjimi.

I bëj thirrje çdo shqiptari, që e ndjen veten shqiptar, të ngrihemi se kurrë në histori, Shqipëria nuk ka qenë para kësaj alternative të jesh apo të mos jesh, si sot që ka humbur në 8 vite, një të tretën e popullit të vet.

Të ngrihemi, të mos pranojmë që Shqipëria të tretet, të shuhet para syve tanë.

Historia kurrë nuk do të na e falë ne këtë!

Të mos harrojmë se sot ne jemi përgjegjës jo vetëm për veten tonë, por jemi përgjegjës për të gjitha brezat që kur banorët e këtij vendi e ndjejnë veten shqiptar gjer sot.

Jemi përgjegjës edhe për brezat që vijnë.

Po heshtëm sot, ata të ardhme në këtë vend nuk kanë.

Ndaj të ngrihemi se pushtues më të egër nuk kemi pasur ndonjëherë në troje.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, ju që shihni që rrogat tuaja zvogëlohen gjithnjë për shkak të rritjes së çmimeve.

Ju që para 10 vitesh, ishit në krye të pagave në Ballkan dhe sot keni zbritur të fundit, se varfëria do na topisë më shumë, gjer sa të na detyrojë të flasim me veten tonë.

U bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, mos harroni kurrë se profesioni, pavarësisht nga pasioni i ligjshëm, nga dashuria e madhe që ushqeni për të, por ai është zanati dhe jo thelbi i intelektualit.

Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik.

Intelektual i vërtetë është ai që ngrihet si vigan në mbrojtje të interesit publik sa herë që ai shkelmohet.

U bëj thirrje vajzave, grave, nënave, motrave, ngriheni ju të gjitha në këtë betejë pa kthim, në mosbindje civile për të shpëtuar qenien tonë kombëtare.

E vërteta është se në histori ju keni qenë shpëtimtarët e kombit dhe se këtë gjëmë të madhe që largon në 8 vite, 1.1 milionë shqiptarë, e vuani ju, më me dhimbje, më me brenga, më me mall se të gjithë të tjerët.

Ndaj dhe sot o kurrë, të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij armiku të egër, të pashpirt dhe antishqiptar.

I bëj thirrje çdo të riu, të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Përgjegjësia e tij nuk është vetëm vetja. Përgjegjësia e tij është e ardhmja e Shqipërisë sepse ai vetë është e ardhmja.

Nëse ai nuk ka të ardhme këtu, Shqipëria vdes.

Ndaj dhe sot të ngrihemi, të ngrihemi!

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesione të lira, shërbëtorë të mirë të shoqërisë, ngrihuni me guxim sepse PD ka faktuar se cila është. Ngrihuni të përmbysim këtë regjim, në mënyrë që t’i rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim në mënyrë që të dy dhe trefishojmë rrogat e shqiptarëve.

Të përmbysim këtë regjim që të presim me gërshërët e ligjit, duart hajdute të pushtetit, që shtrihen mbi pasuritë e shqiptarëve.

Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin.

U bëj thirrje pensionistëve, që keni kaq shumë kontribute dhe sot trajtoheni me asgjë, ngrihuni për vete dhe për nipërit tuaj, ngrihuni për veten dhe vendin tuaj.

U bëj thirrje medieve të heqin dorë nga kjo propagandë e shpifur se nuk ka akte më të rënda se t’i shërbesh këtij regjimi duke mashtruar qytetarët”, tha Berisha.



15 Comments

  1. Pirdh Sale,
    Se sa me fort te pjerdhesh
    Aq me larg te shkon era

    Sa me fort ulerin ti, aq me i sigurt eshte Rama qe nuk e heq njeri!

    Po ti vazhdo, se per rrezimin e Rames, nuk eshte se po te rruhet shume

  2. Faleminderit për qëndresën doktor! Sado pak të bësh vlersohet shumë në situatën që të kanë futur.

    Juve dhe Meta jeni dy personat më në shënjestër për mafiozin Rama dhe tradhtarët e partisë së vulës.

  3. Nuk esht e kollajshme por jo e pamundur. Nje gje esht e sigurte qe po u zgjua populli nuk ka pengese qe se merr perpara dhe Edi Rama do jete njeriu me mjeran qe do e pesoje me rende.

  4. Sali Kulla nona e mashtruesit we tallet me debilet poshte ballkonit. Bardhin e perdor te bej pazare me Ramen me bekimin e tij ndersa vete prallis per mos bindje civile. Ndersa revolucionin e ka futur te suma e Gazit.

  5. Ajo qe thote Berisha eshte ajo qe thone qindra mijera nen ze, por nuk guxojne ta thone

    me te madhe si Berisha dhe mbi te gjitha nuk kane byth ta realizojne praktikisht, sepse mijera

    vjet nen roberi, nen perandorite me te medhaja e koheve kane krijuar ne subkoshiencen tone

    bindjen se eshte e kote te rezistosh se eshte e pamundur te fitohet liria, se skllaveria eshte

    fati yne. Edhe nese dikush perpiqet ta kundershtoje te keqen, nese dikush rebelohet, rebelimi

    shtypet pa meshire nga pushtetmbajtesit shume me keq, shume me dhunshem se pushtuesit.

    Asnje pushtues nuk ka bere qa krime mbi popullin shqiptar sa ka bere pushteti komunist

    pergjate 45 vjeteve, dhe asnje pushtues nuk eshte munduar ta zhduke me rrenje e me dege

    popullin shqiptar nga Shqiperia e ta zevendsoje me ardhacake nga Azia e Afrika sic po ben

    Rama dhe Rilindja. Berisha me shume se kushdo tjeter e kupton dhe e sheh mynzyren qe po

    pregatit Rama e rilindja per popullin shqiptar por Berisha nuik mund ta ndryshoje ADN prej

    skllavi te ketij populli. Po te ishte per ne , kurre nuk do kishim krijuar shtet, akoma do te

    ishim nen Turqine, ishte Ausro-Hungaria e Italia qe per interesat e tyre krijuan shetin e pare

    shqiptar, shtet qe edhe sot pas 112 vjet nga krijimi ka mbetur po aq i larget, po aq i huaj

    po aq keqdashes, po aq shtypes dhe i dhunshem sa gjithe pushtuesit qe kane kaluar mbi

    token tone.

    1. Ke te drejte per te gjitha Astrit por ti harron apo ben sikur harron qe ky plaku mashtrues dhe me nje mal gjinahesh mbi shpatulla eshte nje nga shkaterruesit me kryesor te demokratures se shkerdhyer shqiptare.

  6. Edhe pse e njoftoi me urgjencë konferencën për shtyp, edhe pse kishte arritur të kuptonte që në makinë ishte një burrë i gjatë dhe me flokë të zeza, edhe pse është i bindur se ai është Olsi Rama, nuk ka bërë padi.
    Për të gënjyer gazetarët, por më shumë ata që rrinë poshtë penxheres, ka shkuar në SPAK por aty nuk ka bërë padi.Nuk po e perballon mire ballkonin ky serbi salih,futeni brenda se mos i vjen me shpejte ngordhja.

  7. Kur ju mposhtin problemet, e i duroni, vetem e vetem se ua kujton Berisha, mjere ju ne cgjendje mendore e karakteri jetoni.Te krahasoni kete bande pushtet hajdutesh, korruptuesish, mashtruesish, pushtues tradhtaresh te rraces pas aredhesish nga kriminelet me barbare, e te sulmoni me hipokrizine e genit fidanin e demokracise.Kjo gjendje tuaja eshte larg shume nga nje popull demokrat te cilit i rripet lekura nga pushteti, fle, trembet, kenaqet me meshiren e shpifjet e dhpifarakeve kodoshe bandite te rilindjes kodoshe, qe te vertetuar, dalluar, akuzuar tashme me akuzat me te renda te ndodhura ne historine e shtetit shqiptar, kane surrat e kurajo, te sulmojne PD,ne e Berishen, kjo, e keta rrembythje hijena komentuesish qe ushqehen ne plehrat e rilindjes.

  8. Te ndryshohet ligji 7501. Te ndryshohen edhe ca ligje te tera, se ja moret shpirtin njerzise (nuk flas per moterqirajt), qe ju vrafte termeti, murtaja, kolera, etj! Te tjerat jane muhabete ne ajer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *