• |
ide | kryesore

Berisha – Veliajt: Jep dorëheqjen ose të premten qytetarët do të vijnë në zyrë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në fjalimin për protestuesit pranë banesës së tij, Berisha tha se me protestën e së premtes përpara bashkisë së kryeqytetit nis një betejë e opozitës.

“Imagjinoni pak të dashur qytetarë për një moment sikur në bashkinë e një kryeqyteti evropian, të Vjenës, Ljubjanës, Pragës, Parisit, Berlinit, Romës, të kishte ndodhur që paratë e taksapaguesve të qytetarëve vidhen jo me 20 apo 30% ryshfet, por 100% nga punonjësit e bashkisë. Pra, vjedhje, vjedhje, vjedhje totale duke mos kursyer asnjë qindarkë. Imagjinoni miq në qoftë se kjo do u ndodhte qytetarëve evropiane, që të vidheshin 100% e parave me të cilat duhet të ndërtoheshin shkolla, kopshte, të asfaltoheshin rrugë, të përmirësohej ujësjellësi.

Imagjinoni miq çfarë do bënin qytetarët evropianë, nëse paratë në bashkitë e tyre do vidheshin jo 20, 30% me ryshfet, por 100% dhe do shndërroheshin në hotele luksoze, në pallate me qindra e qindra apartamente. Çfarë do bënin qytetarët europianë? Në 24 orë do të kërrenin për zverku hajdutët, do çlironin bashkinë, do e shndërronin atë në shtëpi të qytetarit.

Ndaj dhe ftesa jonë, të premten të gjithë si europianë të vërtetë kundër vjedhjes, kundër poshtërimit tonë, për dinjitetin tonë. Shqipëria dhe çdo vend ka njohur hajdutë, por hajdutë që të vjedhin fondet 100% si Erion Veliaj, toka nuk ka njohur ndonjëherë, përveç atyre që thyejnë bankat.

Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare, pyesni pak, ku janë 130 milionë euro, para të taksapaguesve tanë për djegësin e Tiranës? Askush nuk e di, por djegësi nuk ekziston. Ato pra u vodhën 100%. Ku janë paratë e vjedhura në dhjetëra milionë euro, që shkuan tek 5 bastardë me në krye kryehajdutin Erion Veliaj?

A mund ta pranojmë ne këtë poshtërim? A mund ta pranojmë ne këtë plaçkitje të këtij njeriu që meriton çdo epitet dhe çdo cilësim? Erion Veliaj, jep dorëheqjen gjer të premten. Jep dorëheqjen!

Populli i Tiranës, në këmbë për dinjitetin tënd, në këmbë kundër poshtëruesit dhe hajdutit, që ka shënuar rekordin më të paparë të historisë së shtetit shqiptar dhe ndonjë shteti tjetër. Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë. Hapja zyrat qytetarëve. Bashkia është shtëpia e qytetarëve dhe jo e hajdutëve” – tha Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Berisha se ka me gjithe mend por e ka per te mjegulluar pazaret me lejet e kullave qe i ka dhene e jep Velia Neveria.

    1. Berisha dhe I dhjere qe eshte e ndjen eren e hajdutit.
      Me zi po pres qe te vije Kelli ne vend te Veli fikut.
      Kellici eshte nje hajdut kumbullash dhe do mbaroje hajdut territoresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *