• |
ide | kryesore

Bardhi jashtë Kuvendit i përgjigjet Bashës: Kurrë nuk i kemi parë ligjet si mundësi për të bërë pazar

Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi ka folur për mediat para nisjes së seancës plenare.

Gjatë fjalës së tij ai iu përgjigj deklaratave të Lulzim Bashës, duke thënë se asnjë zyrtar që po hetohet nga SPAK nuk do të përfitojë nga amnistia.

Ai tha se ligjet kurrë nuk i kanë parë si mundësi për të bërë pazar, por si mision përballjeje.

“Asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfton asnjë amnisti nga drafti, në 2014 me votë të zotit Basha ka pasur amnisti dhe për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar apo subjekt i posaçëm që po hetohet nga SPAK nuk përfiton asnjë lloj amnistie për të cilat hetohen apo janë dënuar. Ndryshe nga sa është votuar edhe pse qytetarët përfshiheshin në protestë, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës që përfitojnë nga amnistia, nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar. Të votojmë të gjithë së bashku amnistinë. Janë mësuar që çdo gjë ta trajtojnë si pazar që të përfitonte kolegu jonë, ishte i njëjti që ka propozuar amendamentin. Kurrë nuk i kemi parë ligjet si mundësi për të bërë pazar, e kemi parë si mision përballje.”, tha Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *