• |
ide | kryesore

Media greke: Athina heq dorë nga vetoja kundër Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
vetoja



Athina zyrtare duket se ka hequr dorë nga vetoja që bllokonte çeljen e kapitujve të tjerë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor”, shkruan media greke “Antinews” në një artikull të publikuar ditën e sotme.

“Diskutimet e brendshme mes organeve bashkë-kompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në artikull.

Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor. 

Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut“-shkruan artikulli.

Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkeleshin të drejtat e njeriut.



4 Comments

  1. Se ca, per inat te Rames na u ben me grek se Micotakis. Ca dele, ca idjot qe mendonin se po mbronin te drejtat e njeriut . Per punen e Bejlerit, mbrapa Rames eshte USA (ashtu sic ishte dhe per detin qe shiti Saliu). Bejleri eshte agjent i rrezkishem grek dhe nuk eshte se i prishte pun vetem Shqiperis, po mesa duket i prishte pun edhe te tjereve, dmth USA. Te gjitha cfar ndodhen me pas, nga acarimi dhe kercenimet greke e deri te vrima ne uj qe ata ben, e vertetojn kete gje. Skishte kellqe Rama para grekeve nqs nuk do kishte dike mbrapa.

  2. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb.per here te pare nje shtetar beri qe greqia te ule hunden ne keto 33 vite nje qeverie te huaj

    1. vk, edhe sot pa ilace ky! shko tek farmacia se ilaçet ti kane bere pa parà…Shendetesia gratis thote ai qe ke votuar..edhe ilacet Doshi ti jep te dhjera e te skaduara, por ti kete deshe dhe votove apo jo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *