• |
ide | kryesore

Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohet administratori i kompanisë në Tiranë

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e kompanisë ku humbi jetën një ditë më parë një punonjës, te zona ‘Kodra e Diellit’. 50-vjeçari, banues në Paskuqan është arrestuar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia punonjësi i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *