• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Kroaci: luftë në Hajduk-Dinamo, tifozët përleshen me policinë, 51 të arrestuar

Sport, Video
Hajduk



Frikë dhe tension në fundin e ndeshjes Hajduk Split-Dinamo Zagreb, gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë, e fituar 1-0 nga miqtë. Tribuna të shkatërruara, pushtim i fushës nga tifozët dhe përplasje me policinë jashtë stadiumit. Një buletin lufte vjen nga stadiumi Poljud, i shkatërruar nga furia e ultrasve vendas që pushtuan fushën e lojës në fund të ndeshjes. Ata tentuan të sulmojnë lojtarët e Dinamo Zagreb, të cilët kërkuan strehim të menjëhershëm, duke vrapuar drejt dhomave të zhveshjes, siç bënë edhe kundërshtarët e tyre. Bilanci flet për 51 persona të arrestuar dhe të paktën tre policë të shtruar në spital.

Derbi i parë kombëtar kroat pak ditë më parë shkoi pa probleme, në Split. Por i dyti, radhazi, në harkun e pak ditëve, mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb, që gjithashtu u mbyll me të njëjtin rezultat, 0-1, në favor të kryeqytetasve, shkaktoi dëme të rënda.

Në fund të ndeshjes ultrasit e Hajduk u futën në fushë duke bërë që lojtarët të iknin nga sytë këmbët për në dhomat e zhveshjes. Me hedhje shashkash ata krijuan një kaos të vërtetë brenda Poljud. Para pushtimit të fushës, në fakt, ata kishin vënë në shënjestër policinë duke hedhur ulëse nga tribuna e stadiumit të Splitit. Më pas, nisën përplasjet e ashpra jashtë stadiumit…

DERBI TRONDITËS…

Tre agjentë policie kanë mbetur të plagosur, 51 tifozë të arrestuar, stadiumi i dëmtuar keq, kazanët e mbeturinave të djegura, makina të shkatërruara. Trazirat nisën në fishkëllimën e fundit të arbitrit italian Maresca. Ultras e Hajduk donin të arrinin në sektorin përballë ku ishin vendosur Bad Blue Boys. Përplasjet me policinë rreth fushës së lojës kanë vazhduar për rreth gjysmë ore, para se të lëvizin jashtë stadiumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *