• |
ide | kryesore

Zbuloi tifozllëkun me Betis Sevilla, Kroacia shkarkon teknikun Robert Jarni

Sport
Jarni



Të pranojë pasionin e tij për një klub futbolli mund t’i kushtojë vendin një trajneri futbolli. Të paktën ajo që ndodhi me Robert Jarni dukej ekzaktësisht kështu. Ish-trajneri tashmë i kombëtares kroate U-17 është shkarkuar pas disa fjalëve që tregonin simpatinë e tij për Betis Sevilla, skuadër për të cilën luajti nga viti 1995 deri në 1998. E gjithë çështja është se spanjollët janë kundërshtari i radhës i Dinamo Zagreb në Conference League.

Pikërisht ky aspekt ka bërë që gota të derdhej, aq sa të shtynte Federatën kroate t’i bënte daljen ish-futbollistit të Barit, Torinos dhe Juventus. Faji i tij? Në disa intervista të dhëna për Revelo dhe Veçernji, Jarni shprehu mbështetjen e tij për Betis: “Kë do të mbështes? Në fund të fundit, Betis është klubi im, kam kaluar tre vite të mrekullueshme atje dhe nuk kam luajtur kurrë për Dinamon. Nuk e di kush mund të më fajësojë mua për këtë”.

DEKLARATA E FEDERATËS KROATE

Deklaratë që nuk u pëlqye fare nga HNS, e cila vendosi të shkarkojë trajnerin e saj, siç raportohet në një deklaratë për shtyp. “Komiteti Ekzekutiv i HNS mbështet të drejtën e çdo individi, duke përfshirë të gjithë futbollistët, përfshirë lojtarët e kombëtares, për të mbështetur cilindo klub që dëshirojnë, madje edhe kundër klubeve kroate në Evropë, edhe pse një mendim i tillë nuk konsiderohet i dëshirueshëm.

Megjithatë, HNS ka një qëndrim shumë të qartë, se standardet më të larta vlejnë për të gjithë seleksionuesit kroatë. E është e papërshtatshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme që një person që drejton një ekip kombëtar kroat të mbështesë hapur ndonjë klub kroat në një kompeticion evropian – thuhet në dokument. Promovimi i unitetit brenda familjes kroate të futbollit është një kusht pa të cilin asnjë kombëtare kroate nuk mund të menaxhohet me sukses. Seleksionuesit e ekipeve kombëtare kroate kanë një detyrë të qartë për të promovuar unitetin, bashkëpunimin, respektin dhe besimin e ndërsjellë mes të gjitha klubeve kroate, prandaj HNS e konsideron këtë lloj vendimi si të vetmin e duhur për të mbrojtur unitetin e familjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *