• |
ide | kryesore

1 vit më pas/ Si ndryshoi Veliaj qëndrimin për drejtorët e akuzuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj



“Gënjeshtër e madhe”. Kështu i konsideroi në 27 prill 2023 kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzat e Belind Këlliçit për Mariglen Qaton. Ky i fundit u akuzua në atë kohë nga Këlliçi se kishte punësuar familjarë në bashki, ndërsa vëllai dhe vjehrri i tij kishin kompani që merrte tenderë prej miliona eurosh nga Bashkia e Tiranës. Në atë kohë Veliaj tha se e kishte verifikuar akuzën kishte bërë kallëzim për shpifje.

“Jam informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë në prokurori për shpifje. Mua nuk më rezulton kështu dhe më rezulton një gënjeshtër shumë e madhe. Dhe pikërisht që nuk është kështu më vjen mirë që ka filluar procedura ligjore dhe unë them do presim. Kjo është e gjitha një shpifje” – tha në atë kohë Veliaj në emisionin “Opinion“.

I pyetur një vit më pas për këtë mbrojtje që u bëri drejtorëve të vënë pas hekurave, tani Veliaj e ka ndryshuar muzikën. I pyetur në “Top Story” në TCH se pse në atë kohë i kishte konsideruar gënjeshtra akuzat e opozitës pa i verifikuar, Veliaj tha se akuzat i vërteton gjykata dhe se shumica e akuzave të opozitës janë shpifje.

“Dhe prandaj është gjykata që i vërteton këto. Nëse shikon sot ka pafundi akuzash nga opozita, por nëse shikon deri më sot shumica janë rrëzuar ose janë mbyllur si çështje sepse kanë qenë të pavërteta. Kështu që këtë e vendos gjykata. Nëse kjo është e vërtetë do të marrin dënimin e merituar, nëse është e pavërtetë dhe e paprovuar do të rehabilitohen” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik



8 Comments

  1. Hajdut ordiner pa shtylle kurrizore!!! Je me i poshter se nga te gjithe. Ti te genjen, te vret, te vjedh dhe ne fund te jep nje buzeqeshje! Je i pafytyre dhe nuk ke as fijen mee to vogel te dinjitetit. Hajdut i pangopur!

  2. Ne burg pithrropsh, hajdut taksash! Hajdut pa limite, ke vjedhur parate e bukes se cdo familje qe ka paguar taksa! Askush mos te paguaje me taksa, blini me shume gjera per familjen se sa ti vjedhin keta monstra!

  3. Shkaterroi qytetin e Tiranes, e ka bere jeten te padurueshme, asnje infrastrukture pervecse hekura e bojna, Ka vjedhur cdo gje si lubi..Ndyresire pa fund!

  4. Ne burg te rri gjith jeten zagari i paftyri del dhe thote qe skemi vjedhur gje Tirana eshte bere e frikshme nga pislliku betoni dhe ai thote kam punuar no koment
    Cohuni o popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *