• |
ide | kryesore

Dua Lipa zbulon datën e publikimit të këngës së re

Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka zbuluar datën e publikimit të këngës së saj të re.

Përmes një postimi në Instagram Dua ka treguar se “Illusion”  do të mund të dëgjohet nga të gjithë më 11 prill.

Ajo publikoi një album me foto dhe shkroi në mbishkrim: “(Kënga) “Illusion” do të jetë e juaja që nga dita e enjte. Le të kërcejmë”.

“Illusion” do të jetë kënga e tretë e cila do të publikohet nga albumi “Radical Optimism”. Deri më tani janë publikuar edhe “Houdini” dhe “Training Season”.

Sa i përket albumit, do të publikohet i gjithi më 3 maj dhe do të përmbajë edhe këngë të tjera si: End of an era”; “These walls”; “Whatcha doing”; “French exit”; “Falling Forever”; “Anything for love”; “Maria” dhe “Happy for you”.

“Radical optimism” është albumi i tretë i Lipa, i cili publikohet pas “Future Nostalgia” (2020).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *