• |
ide | kryesore

Video/ Skandali në direkt TV i ish-portierit Burgos: “Kujdes Yamal, përndryshe kthehesh te semaforët”

Sport, Video
Burgos



Një stuhi e vërtetë polemikash shpërtheu në Spanjë pas fjalëve të Mono Burgos në para-ndeshjen PSG-Barcelona. I ftuar i kanaleve Movistar, ish-strategu i Diego Simeone te Atletico Madrid bëri një koment racist me në qendër talentin blaugrana, Lamine Yamal. “Kujdes, futbolli është si jeta. Nëse nuk ia del, rrezikon ta gjesh veten në semafor”, ishte përgjigja për prezantuesen, e cila vuri në pah prekjet e topit plot kualitet të sulmuesit iberik.

Zhurma që është ngritur në tokën spanjolle është e dukshme, kur Vinicius po bën një betejë të vërtetë në frontin e racizmit. Argjentinasi 54-vjeçar, më pas, u detyrua të kërkonte ndjesë për t’i rregulluar gjërat: “Nëse dikush u ndje i ofenduar, më vjen keq dhe kërkoj falje publike – ishin fjalët e Burgos -. Nuk doja të lëndoja askënd. Në fakt, unë vetë do të kisha dashur të kisha cilësitë e Yamal. U tregova shumë i lehtë, këto ditë duhet të jesh shumë i kujdesshëm që të mos keqkuptohesh”.

PSG E BARCA BOJKOTUAN INTERVISTAT

Fraza qarkulloi aq shpejt në internet saqë arriti në Parc des Princes edhe para përfundimit të ndeshjes. Si PSG ashtu edhe Barcelona vendosën, më pas, të bojkotojnë intervistat e Movistar pas ndeshjes, në marrëveshje me UEFA-n. Dy klubet i ndaluan lojtarët e tyre të flisnin me transmetuesin në fjalë. Faljet publike pothuajse të menjëhershme të Burgos nuk ishin të mjaftueshme, as ato të Movistar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *