• |
ide | kryesore

Vatër e re lufte/ Irani nis sulmin me dronët kamikazë, Izraeli mobilizon forcat ajrore

Lajme, Planet



Mbrëmjen e kësaj të shtune Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikaze. Lajmi është konfirmuar nga mediet dhe zyrtarë të dy shteteve.

Pas nisjes së sulmit, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit ka dalë në një deklaratë ku është shprehur se vendi i tij është i përgatitur. Admirali Daniel Hagari u shpreh në një mesazh televiziv se forcat ajrore ashtu si edhe marina e vendit janë të mobilizuara për mbrojtjen e Izraelit.

Ndërkohë edhe kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu ka reaguar për ngjarjen. Netanyahu shprehet: “Në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, ushtria është e fortë”.

Megjithatë disa medie të huaja raportojë se avioni i kryeministrit Benyamin Netanyahu u ngrit nga Izraeli për arsye sigurie. Këtë e raporton faqja e internetit Ynet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *