• |
ide | kryesore

Meta: Marrëdhëniet politike me Monikën nuk janë të mira

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se politikisht nuk kishte marrëdhënie të mira as me Monika Kryemadhin, bashkëshorten e tij.

“Raporti im politik me Monika Kryemadhin është tronditur thellë, pasi ajo që ka ndodhur me djegien e mandateve ishte shumë e rëndë. E lanë Kuvendin për një të marrë si Edi Rama” – tha Meta në Opinion.
Ai tha se në parti do të ketë një reformim për të thellë për të luftuar nepotizmin.

“Monika është një deputete dhe anëtare e kryesisë së partisë. Unë shkova në Fier dhe e ftova, por ajo nuk erdhi. Kishte angazhime të tjera” – tha Meta.

Ai tha se në parti kishte gjetur një çorganizim të organizuar dhe se “Partia e Lirisë” ishte lënë 6 muaj pa roje nate. Meta hodhi dyshime se në selinë e partisë ishin vënë përgjues.

Meta pranoi se kishte larguar shoqëruesit e Gardës së Republikës që sipas tij nuk ishin treguar konfidencialë për takimet që ai zhvillonte.

Meta bëri akuza të forta edhe ndaj Lulzim Bashën të cilin e etiketoi si mashtrues. Ai tha se gjatë kohës që ishte President dhe ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha i është lutur që të shtynte ditën e zgjedhjeve.

“U shtri atje duke mu lutur dhe nuk u regjistrua në zgjedhje. Ai është një mashtrues” – tha Meta që akuzat më të rënda i bëri për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

“Të sulmosh McGonigalin nuk do të thotë që të sulmosh SHBA. Ambasadori më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqiperi ka qenë Ilir Meta”, tha Meta.

Sipas tij, Edi Rama ka paguar lekë në Komisionin e Venecias.

“Për fat të keq korruptuan edhe një gjerman. Nuk e mbani mend ju si ndryshoheshin deklaratat, pyesni Taulant Ballën se i di këto gjëra”, – tha Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. po bej mo nje pendese te plote tregoji dhe bashkepunetoret se gjysmen e hajduteve ne qeveri ti i ke sjelle apo ti moren crendesi ka. behu bashkepunetor , deshmimtar dhe merri me vete coi ne burg ish drejtora, ish ministra, ish lsi. ndoshta reflekton dhe rilindja e del me nje deshmimtar

  2. Mesa po duket, Meta nuk i paska mirë punët e veta.
    “Armiqtë” nuk i paska vetëm në “shtëpinë e partisë” por edhe në shtëpinë e tij.
    Sidoqoftë socialistët e ndershëm do ta ndihmojnë duke parë tek ai liderin e ri të fuqishëm fizikisht si ngritës peshash, por në të njejtën kohë edhe me eksperiencë të gjatë lidershipi.
    Dëgjova tek opinioni i Fevziut që Meta i kërkoi Ramës një duel, jo për mgritje peshash, por se kush do të shënonte kosh në basketnoll.
    Duke e parë që të bënte ekuilibristin mbi një portë të madhe futbolli majë kodrave të Dajtit, kam bindjen se edhe duelin në basketboll do ta fitojë ai me Ramën./
    I ngelet vetëm të bëjë një duel me Dumanin me penallti në futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *