• |
ide | kryesore

“Poshtë sistemi patriarkal”, protestë në Prishtinë për vrasjen e 21 vjeçares nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Siguri për vajzat dhe gratë”, protestohet sot nga Kolektivi Feminist, pas vrasjes së Erona Coklit (21-vjeçare) nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu (36-vjeçar), të premten e shkuar (12 prill) në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

“Poshtë sistemi patriarkal, armiku ynë është patriarkati”, kanë qenë disa prej pankartave që mbanin në dorë protestuesit për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën.

Valon Aliu u la në burg nga Gjykata Themelore e Ferizajt, nën akuzën e vrasjes së ish-bashkëshortes së tij dhe plagosjes së vëllait të saj 15 vjeçar. Autori gjatë dëshmisë së tij në gjyq u shpreh se shkak për konfliktet me ish-gruan e tij, ishte bërë fakti që nuk arrinte ta shikonte shumë djalin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *