• |
ide | kryesore

Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg po diskutohet për raportin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Përpiluesja e raportit, Dora Bakoyannis ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Bakoyannis foli edhe për vendet që e kritikuan për raportin e saj, ku tha se kritikuese ishin kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën. Ndërkohë shtoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve

“Për ato, do të doja me gjithë zemër që të jenë të sinqertë, sepse në realitet çështja e tyre asnjëherë nuk ka qenë se cilat, apo nëse i janë caktuar parakushte Kosovës. Nuk ka mund të ketë asnjë parakusht që këto vende do të mbështesnin një raport pozitiv, për të njëjtën arsye se kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë asgjë me kriterin e pranimit që raporti im ekzaminon. Ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetit të Kosovës. Ky është kundërshtim, e kuptoj, dhe do të ishte më e guximshme prej tyre nëse do ta thoshin këtë. E përsëris sërish: raporti nuk mban qëndrim në shtetësinë. Kjo nuk është kërkuar nga Komiteti i Ministrave. Nëse do të obligohesha nga Komiteti i Ministrave që të thosha opinionin tim mbi shtetësinë, nëse Komiteti i Ministrave do të kërkonte mendimin tim apo opinionin tonë mbi shtetësinë, kurrë nuk do ta merrja këtë raport, dhe do të rreshtohesha me qëndrimin aktual të Greqisë. Por kolegë të dashur, nuk është kështu dhe s’ka qenë kurrë”, u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *