• |
ide | kryesore

Zbulohet “shtëpi bari”, 7 shqiptarë të arrestuar në Belgjikë

Arkiva, Lajme, Të fundit



7 shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë belge për kultivim kanabisi. Sipas raportimeve, autoritetet kanë arrestuar 8 persona, ku 7 prej tyre janë me origjinë nga Shqipëria dhe 1 tjetër nga Gjermania. Bëhet me dije se hetimi i policisë belge, për bandën shqiptare filloi në mesin e vitit 2023 pas inspektimit të një furgoni gjatë një operacioni policor ndërkombëtar pranë kufirit holandez, ku gjatë kontrollit, policia gjeti kuti lulesh dhe plehra në makinën e një 37-vjeçari shqiptar.

Gjithashtu departamenti lokal i hetimit të drogës në PZ Antwerp, zbuloi më vonë bandën shqiptare që drejtonte plantacione kanabisi në Belgjikë. Gjyqtari hetues urdhëroi kontrolle në Antwerp, Flemalle, Heusden-Zolder, Leut dhe Maasmechelen. Po ashtu policia zbuloi tre plantacione aktive, ku u gjetën afërsisht 43 kilogramë kanabis të korrur, si dhe mbi 500 copa dhe 1000 bimë të pjekura. Mësohet se janë ndaluar 11 të dyshuar, tetë prej të cilëve u arrestuan pas akuzës.

Bëhet fjalë për shtatë shqiptarë dhe një gjerman nga mosha 20 deri në 54 vjeç. Hulumtimet e mëtejshme do të duhet të zbulojnë nëse ka plantacione të tjera aktive. Gjatë kontrolleve, policia lokale mori mbështetje nga njësi të ndryshme, duke përfshirë njësinë e lëvizshme, njësitë speciale të policisë federale dhe zonat e policisë lokale. Ndërkohë që bëhet e ditur se rasti është akoma nën hetim, pasi policia dyshon për përfshirje më të gjerë të rrjeteve të trafikantëve të lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *