• |
ide | kryesore

Busti është rrëzuar, por Rama kthen pas tre dekadash kultin e individit

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama te mbledhja e grupit



Kush ka menduar se kulti i individit ra bashkë me diktaturën shqiptare në 20 shkurt 1991, kur u rrëzua busti i Enverit, me siguri ka mbërritur në përfundime të nxituara.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të justifikuar korrupsionin galopant në qeverisjen e tij, Edi Rama ka restauruar konceptin e rolit të individit në transformimin e gjërave. Edhe ish udhëheqësi komunist, së paku në fjalorin publik, vinte institucionin e partisë përpara vetes, kurse autokrati aktual, ka hedhur së fundi tezën e njeriut që qëndron mbi institucionin.

LEXO ME TEJ:

Lapsusi i pandërgjegjshëm për SPAK që tradhëtoi Edi Ramën 

“Ju e dini shumë mirë sa varet qasja, performanca, rezultati i një institucioni nga drejtimi që i bën personi që e kryeson”, predikoi ai të mërkurën në mbledhjen e jashtëzakonshme, ku mbajti një fjalim mbi 2 orësh përpara ministrave dhe deputetëve socialistë.

Në përpjekjen alibike të kryeministrit që Lapsi.al e ka kaluar në sitë, kishte dy absurditete monumentale.

Së pari, tentativa për të justifikuar grabitjen sistemore të këtyre 11 viteve qeverisjeje të rilindjes, me korrupsionin si një ves i trashëguar në genet shqiptare që prej pushtimit otoman, të cilin Rama dhe ekipi i tij po mundohen ta luftojnë sot.

Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane 

E dyta ishte përpjekja për të ringjallur rolin e individit në një sprovë për të argumentuar se në demokracitë në zhvillim, liderët politikë nuk japin dorëheqjen edhe kur i kapen si hajdutë, një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të tyre.

Kryeministri u rrek të arsyetojë se ka disa raste – jo gjithmonë u kujdes të shtonte ai-, kur në demokracitë perendimore liderët japin dorëheqjen si reagim moral, kur një pjesë e ekipit të tyre vërtetohen si grabitës (shiko në linkun këtu nga minuta 01 05 00 deri në 01 08 00). Por në demokracitë ende të pakonsoliduara dhe në zhvillim, si kjo e Shqipërisë, ekziston rreziku që nëse lideri merr përgjegjësinë morale për vartësit që i kapen nga drejtësia, puna e institucionit që varet shumë prej të parit, mund të përmbyset, pretendoi kryeministri.

“Pikërisht sepse roli i individit kane ende peshë shumë të rëndesishme në këtë përpjekje, ekziston rreziku i marrjes së përgjegjësisë morale”, tha Edi Rama në ligjëratë të drejtë (shiko videon lart).

Andi Bushati: Iluzioni i një brezi që besoi se demokracia nuk vidhet dot më 

Pra edhe nëse vjedhja plas sheshit si këtu, ai e quajti veten si garancinë unike për të shpëtuar vendin nga korrupsioni.

Tani, pas këtij retushimi të konceptit për kultin e individit në shoqërinë tonë, mbetet të vërtetohet edhe parashikimi që bënte gazeta britanike “The Guardian” një një shkrim për kullat e Tiranës. Aty gazetari parathoshte se gradaçiela që Rama i ka porositur arkitektit Vini Maas, që po merr formë në sheshin qëndror, në krah të 15 katshit, ku skicohet portreti i Skënderbeut, fsheh në fakt konturet e fytyrës së autokratit të ri.  

©Lapsi.al

 



19 Comments

    1. Ashtu eshte, e kemi zili qe sbehemi dot Ali Baba hjadut me cizme si ai. A debil funksional a debil. Sa te kete kara si ti, qe adhurojne diktatoret e diktaturen, e zymte eshte perspektiva.

  1. Rama duhet te iki se e ka lli. Po ashtu duhet te iki maloku dhe lir kokmadhi. Duhet vijne figura te reja si arlindi apo endri

    1. Mos o zot, te vijne keto njeri marksist i ri,e tjetri shkop shurre i Sorros, versioni Lali Eri 2.0

      Duhen levizje konservatore qe i thone nenes nene e babes babe e jo prindi 1 e prindi 2. Duhet levizje qe e ben shtetin shume te vogel por funksional dhe te leje njerezit te jetojne jeten dhe jo shtet me administrate perbindeshe qe i futet njerzve dhe ne krevat.

      Me i miri ne gjithe te keqinjte tani per tani eshte Berisha qe me dritehijet e veta e me gabimet e veta ka vene te pakten ca gure kilometrike per Shqiperine e shqiptaret. Njerezit i harrojne kur rrizin si klysha kurvash neper dyer ambasadash e duke paguar viza me mijera euro, ndersa fale te keqit Berishe shqipot bredhun dynjane si zotrinj. Pastaj rruget cep me cep qe shkurtoi distancat sepse bente te shkoje nga Tr ne Sarande me shume se dikush qe vinre nga Amerika ne Shqiperi me avion.

        1. O bole, lider apo drejtues te bejne parimet nuk te ben ambasada amerikane. Drejtuesit e shqiptareve duhet ti zgjedhin shqiptaret jo ambasadoret e ambasadat. Nje lizard o tille eshte dhe Tikubi Sorrosit.

      1. Po vllaji. Po ke harruar qe na beri vendi dyte pas gjermanise ne evrope. Ke edhe harruar edhe mirrakëll of frridëm 🤡

          1. ere, mirakëll of fridom? me theks fushoku sikur shkon me shume, apo jo? A pall kari pall kari!

        1. Vendi i dyte pas Gjermanise jo, megjithese Topalli e tha athere %e rritjaes ekonomike, se ne tek gjermani nuk afrohemi kurre por ama nuk te beri vendin e pare ne Europe dhe te tretin ne planet per korrupsin sic te beri Ramazani, apo jo o “mirakëll of shtet narkotrafiku”?

  2. Pra Rama tha: qeveria jam une. E tha edhe kur tha: kush kapet qe ka vjedhur me ka tradhtur mua dhe partine (ata qe vjedhin pa u kapur nuk jane problem, perkundrazi). Por nga ana tjeter, edhe pse thote shtetii jam une, ai nuk mban pergjegjesi per vjedhjet e bera nga ky shtet. Ketu terhiqey, pergjegjesia eshte individuale. Pra sukseset jane te miat, vjedhjet dhe deshtimet jane individuale

  3. Nuk ka nevoje ta shash fare liderin global. Eshte te vesh kujen per ate mjeran popull qe “si ngrihet” do thoshte “I madhi”. Sigurisht me bekimin e te “madhes amerike” ….marrshallah…qe po shperndan “fridem” anembane globit. Sa per lidherin tone mjafton ska nevoje per koment. E tha ymer gelbaza kur i botoi kartelen psikiatrike me akuzat ndaj babes se tij bastard kriminel. Rrofte shoku une komandant me USA ne krie. Poshte kompllotistat, imperialistat amerikane….ahhhh gabim desha te them kinez, ruse apo crendesi ka….fitore

  4. Armiku i popullit
    Busti i Hoxhes u hoq me urdher te xhaxhit Rramiz
    Ne darke sigurimi i kishte liruar bollonat
    Te nesermen urdheroi xhaxhi Saline Hiweni bustin dhe xhaxhi Saliu me sigurimasit
    Howen bustin
    Busti su hoq nga rrevulicjonaret
    Ne shqiperi sistemi u kthe me urdher te partis
    Nga sistemi komunist nuk u prek asnje predikus i komunizzmit
    U denua nen Nexhmia per nje pako kafe dhe z
    Xhaxhi Rramis dhe une u denumme arest shtepie
    Xhazhi Rramis mori 44 milion dollar kurse y une fitova aratisjen familarisht nga shqiperia per te mos humbur familjen nga shiku i xhaxhit Sali
    Pra kulti i individit esht model i politikes se shqiperis
    Nderimi i kultit te shqiperis behet vetem atehere kur te zhduket kasta komuniste e shqiperis we ka drejtuar we 90 deri me sot dhe te zvendesohet me element te ri politik administrativ me elemente te cilet kane studjuar e punuar neper Evrope dhe Amerike
    Te gjithe politikanet dhe udheheqesit e shqiperis we kane udheheqe qe ne 90 e deri me sot jane kupola e kastes komuniste
    Kejo kaste duhet heshtur ose me ane rrevulicjoni ose me dipllomaci me ndihmen e miqe te shqiperis
    Mendimi im si armiku i popullit prej nje shekulli

  5. O bashkeqytetare dhe mm mbanmban bashkeatdhetare ju lutem reagoni per sjelljen dhe veshjen e tij si nje injorante dhe pa pike turpi del e shetit Europen duke ofenduar dhe diskredituar atdheun tone.Ngrihuni jo per partite por per personalitetin tuaj ,sepse ky person qe drejton vendin ne fjalimet qe mban jane pa kuptim fare

    1. Njeshi te qifte ne bythe dhe ti thuash faleminderit, ta kesh per nder, ec perpara selenica.
      Grate i ka merak, ariqen hunde majmuni tigri i zi me dildo londre.
      Sy mongole lekure trashe, ec termet

  6. Në Gjermani Rama i paska “informuar” europianët se Shqipëria në kohën e diktaturës komuniste ka qenë Korea e Veriut e Europës.
    Thua vërtetë që nuk e ditkan këtë europianët ?
    Ajo që mbase nuk e dijnë fort mirë një pjesë e socialistëve europianë, është se socialistët e sotshëm shqiptarë , nuk e kanë prejardhjen e tyre nga socialistët europerëndimorë, po janë vazhdimësi e stalinizmit rus.
    Ata mbase nuk e dijnë gjithashtu se diktatori i sotëm shqiptar Rama, është biri i Kristaqit që pasi ishte rrëzuar Muri i Berlinit, vuri firmën e tij për varrjen e një poeti që nuk e deshi komunizmin e nipi i barba Spiros që në trazirat studentore, kërkoi në Byronë politike të PPSH që të shtypeshin demostratat me tanke .
    Ajo që nuk dijnë mbase socialistët europianë, është se “pro perëndimori” Rama vuri si kryetar parlamenti ish ministrin e fundit të mbrendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçi e si kryetar të akademisë së shkencës e arteve , Skënder Gjinushin, ish ministrin e propogandës enveriste. (ministria e arsimit ate kohë kishte rolin e ministrisë së propogandës komuniste)

  7. Po keta te gjith ashtu jan, si mini-Envera. Pse vetem Rama? Po Saliu? Sa ka qe duan me shum Salin se Shqiperin. Se pat si u ben shok te Bejlerit e te vorioepiriotave vetem per inat te Rames. Sa ke ketu qe perserisin si papagall fjalet e liderit shpirteror. Fajin per kete nuk na e ka njeri, e kemi vet qe ngelem dumbabista me mentalitet enverist

  8. Ja kane vu Albinit
    Litarin ne fyt
    Po gatit Europa
    BERLININ E DYTE

    Shqipetaret si mumje
    Fare spipetijne
    Teksa qeveria
    E perkrah Serbine

    I vetem Albini
    Qendron si luan
    Ne bese i prere
    Armik dhe vellane

    Gjarperi Macron
    Vucit sec i flet
    Jotja eshte Trepca
    Ben dhe pak gajret

    Sehir bej e shqiptaret
    Renkon Dardania
    Zoti eshte me ne
    Do rroje Arberia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *