• |
ide | kryesore

Iluzioni i një brezi që besoi se demokracia nuk vidhet dot më 

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve të viteve ’90 u rrit me iluzionin e një bote të re, ku kthimi regjimeve diktatoriale ngjante i pamundur. Në lindje ishte shembur muri i Berlinit dhe po vazhdonte shpërbërja e “Perandorisë të së keqes”. Në perëndim mbizotëronte teoria e fundit të historisë së Fukujamës, e cila predikonte triumfin e liberalizmit dhe të demokracisë.

Edhe në Shqipëri njerëzit u kapluan nga ethet për të vepruar të lirë. Ata vrapuan pas dëshirës për të përfituar nga dora e magjishme dhe e padukshme e tregut. Dikush ngrinte një kioskë, një tjetër e kthente dhomën e katit përdhes në dyqan, ndërsa, një i tretë, më i guximshëm, merrte vrapin deri në Turqi, për të importuar prej andej çokollata Hilal apo çamçakëza, që nuk ishte më nevoja t’i ruaje në një gotë me ujë për të nesërmen.

Ata që nuk kishin dhunti për biznes angazhoheshin në sindikata, shoqata apo parti politike që krijoheshin me një ritëm frenetik. Kudo nëpër trotuare tregtoheshin fletushka apo gazeta që nuk i vinin më fre fjalës, që nga “Erosi” i një ish kamarieri të shndërruar në një Larry Flint lokal, e deri te Koha Jonë, e cila u kthye në një monument të kundërshtisë deri në papërgjegjshmëri.

Të gjithë i besonin triumfit të pandalshëm të lirisë deri në atë pikë sa edhe tentativat e Sali Berishës së parë për të ndërtuar një model vertikal dhe autokratik, hasnin një rezistencë të fortë. SHIK-u i Gazidedes dhe policia e Agim Shehut, ndonëse donin të instalonin frikën, sfidoheshin hapur. Pak muaj pas përmbysjes reale të komunizmit, në 22 mars, PS, pavarësisht se me barrën e trashëgimisë të së shkuarës mbi supe, mori mandatin për ta korrigjuar me votë, në zgjedhjet lokale, pushtetin e ri.

Pjesa më e madhe e figurave themeluese të PD, u shkëputën prej saj për të krijuar një forcë edhe më të djathtë edhe më liberale. Arrestimi i liderit të opozitës, Fatos Nano, u shoqërua nga një protestë e fuqishme dhe e pandalshme në rrugët e Tiranës. Berisha u mund në mënyrë plebishitare në referendumin për kushtetutën e re. Opozita ishte e gatshme të gjakosej në sheshe për të mbrojtur votën e vjedhur të majit ’96.

Revolta popullore e ’97 e vrau në mënyrë të përgjakshme çdo orvatje për të kthyer orën e historisë pas dhe u duk se i dha goditjen e fundit cilitdo që do të ëndërronte për një pushtet të pakufishëm personal. Bestydnia se demokracia ishte e patjetërsueshme u bë më e fortë se kurrë. 

Por, tre dekada më pas, brezi ndryshimit të madh është sot ai i 50- 60 vjeçarëve me iluzione të humbura. Magjisë së dorës së padukshme të tregut, tanimë ia ka zënë vendin përqëndrimi i pasurisë kombëtare në pak duar oligarkësh. Liria e fjalës është vrarë nga televizionet e mëdhenj që e kanë kanalizuar mbi 90% të audiencës në interesat personale të 5 familjeve. Askush nuk mobilizohet më që të protestojë për vjedhjen e votës. Njerëzit i presin me indiferencë arrestimet e opozitarëve kundër regjimit.

Gjyqtarët e plepave janë zëvendësuar nga “heronjtë e fëmijëve tanë”, që ndryshe nga të parët nuk arrijnë të kenë as minimumin e dinjitetit të diskutueshëm të Zef Brozit.  Shqipëria ka rrëshkitur me shpejtësi drejt një vendi me parti shtet, prej të cilës dirigjohen biznesi, mediat, drejtësia, shoqëria civile, pushteti lokal, universitetet  madje dhe federatat sportive. Dhe e gjithë kjo po ndodh në përgjumjen e rëndë të shoqërisë.

Pyetja që shtrohet është se si mbërritëm deri këtu? Se si e pranuam ngadalë dhe heshtur humbjen njëra pas tjetrës të vlerave të arritura? Se si vazhduam të përkundim ëndrrën se atë që e patëm fituar nuk na e rrëmbenin dot më, ndërkohë që ajo vidhej për ditë nga pak nën hundën tonë?

Një shpjegim i thjeshtëzuar i këtij rikthimin në monizëm mund të bëhej duke e justifikuar atë me katapultimin këtej në anët tona të një gjeniu të së keqes si Edi Rama. As popuj me traditë shumë më të lashtë demokratike se jona, si gjermanët, italianët apo spanjollët nuk kanë qenë dot të aftë t’u rezistojnë diktaturave të shekullit të XX që iu ranë mbi kokë. Pra edhe ne nuk kemi ç’ të bëjmë më tepër, mund të qe justifikimi.

Një tjetër arsyetim, sërish disi alibik, është ai se ndryshe nga tentativa e Berishës së parë, regjimi i Ramës nuk ka në thelb dhunën por paranë. Ai nuk të agreson, por të korrupton. Ai nuk ta burgos mikun që ke ne krah, por ta rekruton për të ta kundërvënë. Ai nuk përplaset me një ndërkombëtar zhurmëmadh që ngre zërin për gjërat që s’shkojnë, por mundohet të zbulojë tek ai veset e McGonigalit të mundshëm. Pra, në thelb, ai nuk të godet, por të përçan, nuk të vret por të atomizon, deri në asgjesimin e aftësisë për të ngritur kauza të përbashkëta. Ky lloj i ri sundimi, ndryshe nga tentativa autoritariste e e viteve ‘92- ’97, është i pangjashëm me atë klasikun, që shqiptarët njohën gjatë gjysëm shekulli komunizëm. Ndaj, për rrjedhojë, ndoshta e kemi më të vështirë për ta perceptuar dhe jemi me antikorpe me të pamësuara për ta përballuar.

Një tjetër hipotezë mund të jetë edhe ajo e zbehjes së interesit të vendeve perendimore për vlerat demokratike. Të bindur tashmë se ato nuk janë një mall i eksportueshëm lehtë, si SHBA, si BE ndoshta kanë vendosur të vënë bast te liderët e fortë që garantojnë stabilitet, pavarësisht nga mjetet me të cilat e arrijnë këtë qëllim. Një gjë është fakt, pas fillim viteve 2000 interesimi i diplomatëve të vendeve aleate për zhbërjen e atyre vlerave, që prezumoheshin të mbronin, ka qenë gjithnjë e më i zbehtë.  

Por, nga ana tjetër, të gjitha këto argumenta, si veç e veç, apo qoftë dhe të gjitha së toku, i ngjajnë justifikimeve të dikujt që kërkon fajtorë, për një gjë që i kanë vjedhur para syve. Edhe brezit tim, madje të gjithëve ne, na kanë rrëmbyer atë që kujtonim se e kishin fituar përgjithmonë, shoqërinë liberale. Neve po na servirin në një formë të re, të njëjtin monizëm të vjetër. Prandaj kjo plaçkitje, ky fund i hidhur iluzioni, nuk vlen të shpjegohet as me incidente të rastësishme, as me fenomene të përkohëshme, sado i fortë të mund të ketë qenë ndikimi i tyre.

Për këtë që po përjetojmë përgjegjësia kryesore qëndron mbi të gjithë ne që jetuan me iluzionin se demokracia është një dhuratë që nuk ta marrin dot më mbrapsht. E duke nxituar përpara me sytë mbyllur, harruam dalëngadalë se kjo shoqëri nuk kishte pasur kurrë mundësi të ngrinte një sistem të fortë imunitar ndaj të keqes. Gjithë, gjithë, shteti shqiptar ka jetuar pak vite pa diktaturë, në fillim të shekullit të shkuar dhe dy dekada kaosi tranzicioni mes viteve ‘97-2017. Një pikë uji në oqean, kur mendon natën e errët të mungesës së lirisë.

Po a mund të merrnim të mirëqenë demokracinë dhe shoqërinë liberale kur ende i kishim të pazhvilluara antikorpet për mbrojtjen e tyre?

Fakti që s’e shtruam më dendur dhe më me forcë këtë dilemë na bën sot përgjegjës. Fakti që nuk e ndezëm sinjalin e alarmit kur partitë tona filluan të shndërroheshin në lodra personale apo familjare, kur roli i pushteteve të tjera po zbehej deri në asgjesim, kur ndryshuam thelbin e kushtetutës së ‘98, që ishte konceptuar si diga ndaj përqëndrimit të pushteteve, për ta zëvendësuar me ndryshimet e 2008-ës, na bën patjetër fajtorë.

Besimi i verbër se e keqja nuk ndodh, pasi ajo që është arritur është e pakthyeshme na yshti t’i krijojmë të gjitha kushtet, që kur dikush të shfaqej për të shpallur se e donte “i vetëm tepsinë”, ne t’ia kishim bërë tashmë rrugën gati. IIuzioni se kjo s’mund të ndodhte, na bëri të shpërfillim se jetonim në një vend pa pikë tradite demokratike dhe krejtësisht të pa koracuar me armët për ta mbrojtur atë.

Fakti se ç’bëri më pas Rama, se si u sollën ndaj tij kundërshtarët, apo se si ndryshoi arena gjeopolitike, janë shumë më të papërfillshme sesa ky injorim i mungesës së traditës. Ky ishte dhe gabimi i madh i këtij brezi që mburret ende se fitoi revolucionin, ndërkohë që në tre dekada hodhi çdo hap të gabuar për ta humbur atë. Me çmimin e lartë të vrasjes së demokracisë.

©Lapsi.al



43 Comments

  1. Verejtje e bukur, por sa mjerane ata qe besuan se “po ndertohej demokracia dhe se Balluk-Kolek-Alitë, perfaqesues te sllavokomunizmit, ishin zbythur para “pluralizmit”!!!!
    hahahahahahahahahahahahahahahahahahah

    Dhe per ata qe shprehen (iljazaj m’u kujtua nga para pak ditesh) se Berisha ka 32 vjet ne pushtet, 92-97 dhe 2005-2013 bejne 13 vjet ne pushtet!!!!

    Te fala Anetes tani!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Bushati analizon me detaje qeverisjen problematike të Berishës, por për aktualitetin rilindas as që e përmend, sepse është pikërish ky aktualitet ulëritës shkaku i këtij shkrimi!

      1. nuk analizon vetem “te Berishes”, por te gjitha bashke. PO SIDOMOS SHPREHET SE TE RINJTE KUJTUAN SE KOMUNIZMI VDIQ!!!!

        1. Shkrim shume i sakte por mendoj ka vetem nje gabim konceptual qe ngarkon me pergjegjesi vetem nje brez. Ne fakt esenca e gjithe deshtimeve tona ne histori eshte KOMPROMISI me te keqen. Ne bejme kompromis me cdo gje dhe me kedo per sa kohe kemi buke te hame. Ne dime te konformohemi me ate qe te tjeret nuk pranojne te konformohen pavaresisht cmimit. Me pas na vjen fatura e konformizmit te cilen e lidhim me 100 aresye te tjera pervecse me veten tone.

          1. Fisnik shume i sakte. Gjithe historia e kombit tone eshte pjelle e kompromisit me te keqen, perjashto caste te shkurtra lavdije.

    2. Cohu ando, krijo parti, beji njerezit te te vijne nga prapa edhe hajde ne pushtet. Ca ben kot gam gam neper faqe online. He pra ke byth?

      1. Turma qe mbajti zi nje vit kur ngordhi Enveri nuk mund te jetoje pa diktatura thotë:

        Hajde Alidems,hajde! Logjika jote me kujton turmen qe protestoi tek Bigbrotheri i fundit e theriste: Luizi President!Luizi President!

        1. Turma qe mbajti zi nje vit kur ngordhi Enveri nuk mund te jetoje pa diktatura
          28/12/2023 te 16:21 – komenti jot me kujton idiotin e lagjes qe u bashkohej demostratave per 5000 leke te vjeter

      2. Alidems 28/12/2023 te 15:57 / Bushati eshte nje kone me mjeker qe ben Ram-Ram-Ram nga mengjezi ne darke tek Lapsi dhe studiot televizive. Perserit te njejten gje 1000 here. Mllefi bolshevik i trasheguar nga i jati dhe gjyshi nuk e lene te clirohet nga armiku i klases Edi Rama

  2. Bushat, ne kujtuam se lufutam kancerin me vajguri apo helm akrepi.
    Ne fakt kanceri komunist vetem sa u fsheh dhe sot perfaqesohet denjesisht gjer ne kocke

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Popujt injorantë turmë nostalgjike kooperativiste të mësuar vetëm të zbatojnë urdhra dhe jo të punojnë të lirë sipas mendjes dhe aftësive janë të paaftë për demokraci se jo më kot janë grumbulluar në parti e kampe politike.

    Këta popuj nuk meritojnë DEMOKRACI, duhet të jetojnë në AUTOKRACI!

    Nqs Edi Rama nuk do të vidhte kaq brutalisht për vete rrethin e tij ndërkombëtarët, patronazhistët që nuk kanë asnjë produkt ekonomik e tj, por do të kishte ndërtuar një ekonomi dhe drejtim të shtetit të mbështetur mbi meritokraci le ta mbante pushtetin sa të ishte gjallë.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët.
      28/12/2023 te 12:55 – po ti ne cilen turme majmunesh futesh?

  4. Te gjithe krijuesit e PD Jane sot pasaniket me te medhenj ,me prona dhe para
    Asgje nuk te frymezojne keta bandit pa asnje ideal,vetem goja nuk I pushon.
    Democrat aristocrat
    Bumb kopacja ,ver parate -thote Noli
    Akoma dhe sot Kam letrat me vlere qe Berisha I perdori per dhenderin e tij.
    Na ben dhe rolin e kllounit
    Bushat shkrimi eshte pershkrues ,mire
    Mos harro qe Rama u shtrua ne spital nga e rrahura e Berishes .
    Idiotit I del para nje idiot.

  5. Populli nuk perbehet vetem nga nje brez. Autori mire e ka qepur shkrimin por nuk eshte vetem ai dhe 20 e 30 vjecaret e viteve, por gjithe shoqeria me dinamizmin e moshave te saj. U muar vesh kjo pune qe demokracia iku per lesh, por e thene nga individ gjithashtu trashegimi i komunizmit eshte pa vlere.

    Vlerat qendrojne ne njerez te paster e jo pisanjose.

    1. Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet,po rreshqet si serbi salih dhe serbi vucic te dy kane te perbashket milloshevicin,salihu e ka takuar ne oher milloshevicin,vucic i ka sherbyer me vite,salihu iku per lesh,vucic drejt ikjes.Pune malokesh e gjelle qensh o cecen

  6. Bushat te drejte ke, demokracia ruhet dhe persoset cdo dite, por demokracia liberale apo perendimore eshte ne renie gjithandej. Shif Shtetet e Bashkuara, ku kandidati republikan po perndiqet nga deepstate, e majta e cmendur iliberale me deget e saj ekstremiste, nga korporatat multimilioneshe dhe George Soros. Apo ketu ku jetoj une, Britania e Madhe ku njerzit kane humbur totalisht besimin si tek konservatoret apo Laburistet, dhe te dyja sebashku nuk lejojne daljen e nje force te re.
    Ndersa ne Shqiperi do thoja qe asnjehere ska pasur demokraci te mirefillte, por edhe ajo qe ka qene, nje fare ekuilibri forcash, eshte demtuar nga vete partite sunduese dhe emigrimi masiv, qe i cili nese eshte ashtu siç thuhet nga censusi i fundit, qe te kene mbetur vetem 1.5 milione njerz atehere shpresa per demokraci jo vetem eshte utopike, por mbi te gjitha vendi po shkon drejt nje kolapsi te plote ekonomik pasi ekonomia nuk “ushqen” veten e saj.

    1. UK 🇬🇧 28/12/2023 te 14:51 – ku e lexove to be faqen zyrtare qe kane mbetur 1.5 milione vete. Apo ju nga UK jeni fallxhore dhe i merr lajmet nga Daily Mail

      1. Censusi ,thone ka dalë 1
        5 m
        Por shoh komshijte dhe shpitë mbyll ose me qera tk pallati im , shoket e mi , sa kan mbetur, te puna sa here janë nderru , sa kan ik, farefisin, shoh qe mezi gjej hidraulik dhe kam perfundi me njonin që osh 60 vjeç, mobiljeet që më thonë ska mbet mo staf, shoh letrat nëpër xhamet e njesive trgatee që kërkojnë kamarierë shitës, punetore , shkoj tek mekaniku i makinës dhe kan ngel 2 veta .
        Shoh dhe shumë ftyra të shemtuta në makina super te shtrenjta e tek salt në bllok

        Me siguri tirana do jete njujorku i viteve 30

        Vetem patronazhistja eshte e njejts një spiune qe ne kohe te enverit

  7. Bushati ke të drejtë por kush janë ata që iluzionet dhe dëshirën për demokraci ja shkatërruan këtij populli. Berisha jo dhe pse ti je i fiksuar gjithmonë duke e vendosur në një nivel më ata që vërtet e shkatërruan atë ëndër. Në dy të kundërta nuk mund të jenë fajtorë të dy. Që të bësh njëherë e mirë dallimin e plotë përcaktoje kush është?? PD apo PS ose tanimë rilindja??

    1. Pritshmeria eshte qe verisha do jetë mesia, prandaj thotë bushati.

      Harron qe ky popull ishte shtypur aq keq për 50 vjet sa ska burrë nëne që tja heqe shtypjen nënshtrimin nga truri pavetedija subkoshienca.

      Kanë 30 vjet të lirë dhe një pjesë e konsiderueshme e votuesve te ridhjerjes janë të automatizuar me ramën. Rama bën leke ats jetojne me 400 mijë leke si mos me keq , vujnë për çdo gjë, dhe kan hall se do ikë rama nga pushteti!!! Jo se na vjen saliu!

      Vend idiot

  8. O Blushi po ti je i pasur vetë. Na u hoqe si mbrojtës i të varfërve dhe pastaj ju bashkove hajdutëve të rilindjes dhei bëre si ata i Pasur. Të gjithë të pasurit e mëdhenj janë te PD thua!!!! Po të ishte kështu PD nuk humbte zgjedhjet. Është e kundërta o socialisti liberal mbrojtës i të varfërve!!!

  9. Si gjithmone pena e Bushatit shkelqen. Fatkeqsisht daullja bie por nuk ka vesh qe te degjohet, por edhe ata qe i kane hiqen si te shurdhet. Arsyea eshte e thjeshte, dhe ajo sic e ceku edhe Bushati, eshte diktatura moderne e implementuar nga kryeshahisti i shtetit shqiptar. Ne si qytetar veshtrojm me kureshtje se kush do fitoje apo kush do humb “lojen” dhe harrojme se ne fakt ne jemi guret e shahut qe sakrifikohen cdo dite pa meshire nga duart e ketyre monstrave qe per ironi te fatit ne i krijuam me apo pa vetdije.

  10. Nuk eshte puna se keta na vodhen demokracine, puna eshte se keta na vodhen e po vjedhin

    cdo para e pasuri duke jetuar si sheike e duke grumbulluar para per 100 breza dhe populli

    mezi mbush barkun me buke. pastaj nuk eshte puna se nuk e kemi kuptuar se po na vjedhin

    por puna eshte se ne jemi populli mesuar te sundohemi e te vidhemi per mijera vjet e na

    duket normale ,bile po te mos na sundojne e te na vjedhin sic po bejne keta rilindasit na

    duket anormale.

  11. Ky eshte nje shtet PRIVAT ne sherbim te MAFIES. Cdo debat per demokraci qe nuk njeh kapjen e shtetit dhe mafien shqiptare me Don Kalone e saj , do na mbaje ketu dhe per 1 shekull tjeter. Tirana , Durresi sot eshte si Plackitja e Palermos 1950-1980. Kryetare bashkie, kryetar partie, partiake, bashke me mafien shkaterruan qytete , shoqeri dhe ekonomi.

    1. Fiks, një pjese të madhe u duket anormale po të mos tu qihet mamaja mjes drek dark, dhe te thon fajin e ka saliu

    2. Shteti në sherbim të ridhjerjes ridhjerja eshte nje kombinim mes ramës dhe bandave dhe oligarkëve

      Rama është bastardi që i rri sipër ketij muti

  12. Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  13. Shqiptaret nuk kane jetuar asnjehere ne demokraci me liri dhe te drejta. Diktaturat i kane dhunuar dhe skllaveruar deri aty sa njerezia degradoi ne mbijetese me frike dhe pastaj me admirim per perdhunuesit e tyre.
    Fati i nje populli kur bie ne kete pike varet komplet nga natyra dhe tekat e sundimtarit qe i hipen mbi krye.
    Megjithese Sali Berisha u la shume trauma dhe pasoja shqiptareve gjate sundimit te tij, pjesa me e madhe e tyre mund te tejkalohej e te kapercehej.
    Por demi dhe genocidi qe i ka bere ketij populli Edi Rama dhe organizata e tij perverse eshte e pangjashme dhe e pariparueshme.
    Kjo sepse Rama eshte narcizist, narcizist malinj. Mjafton te lexosh per kete psikopati dhe pasojat qe ajo sjell dhe e kupton qarte gjithe çfare monstra Edi Rama i shkaktoi ketij vendi.

    1. Rama është kokrra e bastardit qe do me bo leke dhe do me nejt në pushtet. Tipik pasha i kuq.
      Por miqte amerikanë të administratës së bidesë i duan paratë e ramës

  14. Uji ka shume lloj formash perreth nesh. Zakonisht vjen I paster ose nga qielli ose nga dikush qe e ka pastuar per ty. NQS nuk e velerson punen qe ka bere natyra ose njeriu per ta pastruar per ty per ta pire te paster vjen nje dite qe te gjithe kane uje te ndenjur dhe te piste. Uji si kimikat nuk e ka ndrushuar perberjen e tij vetem se i jane futur shume substanca te tjera qe shijen. Ja kane ndryshuar saqe nuk kuptohet se eshte uje me. E vetmja menyre per ta pastruar ate eshte ta ziesh e avullosh ne former e tij originale. Por per kete duhet pune dhe zjarr per ta vluar e avulluar. Me duket se ska me zjarr se ka ikur jashte. Dhe ato drute aty rreth e qark ose jane mykur ose jane lager nga ai uji I piset dhe nuk ndizen me prandaj pritet re me uje te vijne nga jashte e nga siper per te sjelle ujin e paster. Por Shqiperia eshte vend I djellit. 😁

  15. Kjo zjerja e ujit ngjan me rilindjen

    Pasi të vdesin të gjithë do mbeten vetem rama me te tijët.
    Kur avullo uji mbeten precipitatet ose në gjuhën popullore pislliqet.
    Sepse populli ka avullu , ka ik ose ka vdek ose ka marr fund

  16. Nese spaku eshte ivestim usa-be ,atehere usa-be rane ne nivelin e putinit Nese spaku eshte ivestim i rama-rilindja atehere jemi kthyer ne 45 ,ne diktature dhe luften e klasave.Spaku perfundimishte eshte nje istrument dhune ndaj plularizmit dhe opozites.Spakut i rekomanduan arestimin me cdo kusht dhe mjet ,te nje njeriu,qe ne keto momente nuk ishte e domozdoshme ,qe spaku te fillonte arestimin e korrupsjonit te pushtetit me te larte,apo kokes qe duhej prere,si gangrena qe qelb trupin,pra gangrena e korrupsionit.Vendi sote kerkonte imediatisht,prerjen e kokes se pushtetit,gangrenes qe po masakron financat e vendit,qe po vjedh taksat dhe gjithe valuten e vendit,po masakron shqiptaret dhe po shpopullon vendin nga shqiptaret.Pra sot emergjenca e vendit kerkonte aresimin e menjehershem te edi rames dhe velise,si kokat e kucedres qe po masakrojne vendin.Arestimin e ministrave qe po vjedhin dhe po masakrojne aktualishte cdo aset ,qe mban shtetin ne kembe.Veprimi i spakut me arestimin e berishes ne kete moment tregoi se aranit cela eshte kthyer dhe po riperserit masakren shtazore 45 vjecare te famkeqes parti komunisto-fashiste te enver hoxhes.Arestimi i berishes mund te jete edhe ndonje mashtrim qe mafja shteterore i ben kerkeses se brukselit,qe kerkon qe drejtesia shqiptare te behet e besueshme ne kancelarite perendimore dhe bruksel,qe duan me cdo kushte nen hekura kryeministra dhe presidente,qe te na besojne qe shteti i drejtesise po funksionon ne shqiperi.Procedimi penal dhe arestimi qesharak qe spaku i ben berishes,tregoi se mafjozet pushtetare,qe e kane vjedhur dhe sot mafjozi rama e ka vjedhur vendin,financat e vendit hapur,pa dorashka pa ju trembur syri dhe pa patur frik se ai do hetohet per keto vjedhje aq brutale,qe ka bere dhe ben.Veprimi i spakut ndaj berishes eshte vetem nje shou mediatik per ti hedhur hi syve te opinionit vendas dhe te huaj,se spaku sot po heton dhe arestoi pushtetin.E filluan me berishen nje plak ne prag te bastunit,qe ne keto momente si eshte ,ose me sakte si e katandisi opoziten usa dhe rama eshte nje kal i ngordhur,qe jo pushtetit dhe financave te vendit nuk i perben ndonje rrezik,por i ka dhene rames nje garanci,qe vetem vdekja mund ta heqi nga froni mbreteror ,si monarku i vetem dhe fuqiplot i vendit.E kopromentuat aq keqe dhe aq rende spakun sa po e mbron vetem mero baze,kreshnik spahiu,mylazim seka dhe lorenc vangjeli.keta kater hienat me qesharake dhe me te peshtira,qe skan as moral dhe as gjini.aq sa dhe baton haxhiu si mbrojtesi me i flakte i rames dhe i urdheruar nga rama ne mbrojtie te spakut po e mbron aq qesharakishte sa dhe vete se mban dote te qeshuren dhe e kthen panelin ne skene humori.Sa turp.Shtet pa dinjitet .

  17. në momentet që Berisha do të arrestohej sheshet do të mbusheshin plotë, nuk kam pritur që Fredi Beleri në varrimin e gjyshes të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në arrestimin e tij. Kjo është e paimagjinueshme dhe mjafton kaq të bësh analizë. Të shikosh qendrat tregtare, janë 100 herë më të mbushara për shoping për Vitin e Ri se sa me mitingun e Berishës. Të shohësh radhën për gjelin e detit me pjesëmarrjen në protestat e kauzës së Berishës është e pa krahasueshme. Është dëshpëruese të shohësh se si një lider që erdhi me 1 milion e 200 mijë vota, katandiset në 120 persona”

  18. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe ndaj SHBA dhe Anglisë kur e shpallën familjarisht NON GRATA. Nuk kanë asnjë fakt, deklaroi ai, dhe krijoi çetën antiamerikane të rithemelimit. Në të njëjtën mënyrë veproi Saliu edhe kur SPAK-u filloi të bënte gati dosjen për arrestimin e tij, duke u akuzuar për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjatë privatizimit të Klubit Sportiv “Partizani”. Berisha e ka të vështirë të pranojë fakte kundra tij. Ai është mësuar të fabrikojë fakte të paqena për gjithë kundërshtarët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *