• |
ide | kryesore

Lideri i SYRIZA-s viziton minoritetin grek në Dropull

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjirokastër



Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, Stefanos Kasselakis prej ditës së djeshme ka nisur një tur takimesh në rajonin e Epirit.

Turi që do të zgjasë tre ditë sipas mediave greke parashikon edhe një vizitë të Kasselakis në bashkitë minoritare greke në jug të Shqipërisë.

Pas ndalesave në Thesproti dhe Prevezë, sot Kasselaki do të vizitojë Artën dhe Janinën, ndërsa të enjten do të përfundojë turin e tij duke u ndalur në fshatra minoritare si Jorgucati e Bularati dhe do të ketë takime me sipërmarrësit minoritarë në Bashkinë e Dropullit.

Agjenda e tij përfshin edhe një vizitë në dyqanet e zonës, por për mediat greke është e habitshme që kreu i opozitës greke ka përjashtuar nga turi i tij Himarën dhe ka shmangur një takim të mundshëm në burg me Fredi Belerin.

Takimet e Kasselakis me minoritetin grek vijnë në një kohë kur marrëdhëniet greko-shqiptare qëndrojnë prej muajsh “të ngrira”, për shkak të çështjes “Beleri” dhe dënimit me burg për krime zgjedhore, të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës.

Beleri mbetet ende pas hekurave në burgun e Fierit, ndërsa kundërshtari më i madh i SYRIZA-s, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë atë në listën me 42 kandidatë për eurodeputet të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”.

Agjenda e Kasselakis: 

08:00: Takim në Muzeun Ushtarak të Kallpaqit me kryetarin e Bashkisë së Pogonit, Kostas Kapsalis, një konferencë e shkurtër mbi historinë dhe problemet e zonës rurale dhe një takim me banorët në kafenetë e qytetit.

09:00: Hyrja në Shqipëri nga stacioni kufitar i Kakavijës

09:30: Vizitë në shkollën e Bularatit dhe varrezat e ushtarëve grekë

10:30: Ndalesë në Jorgucat. Takim në Bashkinë e Dropullit dhe vizitë në dyqanet e minoritarëve

11:30: Ndalesë në qendrën “Kalimera” të fshatit Vanister ku do të takohet me sipërmarrës minoritarë

12:45: Ndalesë në Kakavijë

12:45-13:00: Dalja nga stacioni kufitar i Kakavijës



5 Comments

    1. sa shum rendesi qe i jepni Rames. Ashtu si e beni ju, i bie qe mir qe kemi Ramen. Na doli burr i zoti, korruptoi gjith boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *