• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja nga shpërthimi mbrëmë në Fushë Krujë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Krujë


Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Krujë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në banesën e shtetasit Alfred Kurti, por që jetonte edhe vëllai i tij bashkë me familjen.

Të gjithë familjarët ndodheshin në banesë në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.  Nuk dihen shkaqet apo motivet e këtij sulmi pasi personat nuk njihen për problematike, por punojnë me prodhimin e mobiljeve. Dyshohet që shkak të jenë bërë përplasjet për çështje të konkurrencës. 

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras në Fushë Krujë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – u tha në një njoftim të policisë mbrëmjen e së shtunës. ©LAPSI.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *