• |
ide | kryesore

Detaje nga plagosja me thikë në Tiranë/ Shkak u bë xhelozia, 52-vjeçari me precedent penal

Lajme, Të fundit


Detaje të tjera bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur në orët e para të së enjtes në Tiranë, ku një 52-vjeçar goditi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij. Raportohet se shkaku i plagosjes ka qenë xhelozia, ndërsa 52-vjeçari rezulton një person me precedent penal. Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë. Po ashtu 52-vjeçar është dënuar me 13 vite burg për vrasjen e një 28-vjeçari në Selitë të Tiranës në vitin 2011, për motive xhelozie.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *