• |
ide | kryesore

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Paparazzi, Slider


Sofia Richie dhe Elliot Grainge janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur bebushja e tyre, Eloise Samantha.

 “Eloise Samantha Grainge. 5•20•24 dita më e mirë e jetës sime, shkroi Sofia, përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi foton e ëmbël ku dy prindërit mbajnë këmbët e vogëlushes.

Në janar të këtij viti, modelja bëri me dije se ishte në pritje të ëmbël. Në postimin e saj në Instagram, ajo u shpreh: “Zemrat tona janë mbushur me shumë dashuri! Shumë falenderuese për të gjithë mbështetjen tuaj! Mezi pres për kapitullin tjetër në jetën time”.

Richie dhe Grainge, e bënë lidhjen e tyre publike në fillim të vitit 2021. Ata e nisën marrëdhënien e tyre si miq, më pas në prill të 2022, ai i propozoi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *