• |
ide | kryesore

Lushnje, babai plagos me thikë djalin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti


Një 69-vjeçar në Lushnje ka plagosur me thikë djalin e tij 39 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Djali ka përfunduar në spital për ndihmë mjeksëore, por gjithashtu është paraqitur në spital edhe babai, pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që nisi konflikti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *