• |
ide | kryesore

Bie zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Lajme, Të fundit


Një zjarr ka përfshirë katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të spitalit, pjesëtarët e sigurimit kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit.

“Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka pasur një zjarr në katin e IV-të, të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *