• |
ide | kryesore

De Bruyne thumbon sheikët e City: “Arabia? Në dy vjet aty marr më shumë se në 15 vjet karrierë”

Sport
De Bruyne


Kevin De Bruyne frikëson teknikun Pep Guardiola dhe thumbon sheikët e Manchester City. Në një intervistë për portalin belg Het Laatste Nieuës, mesfushori tregohet i hapur për një transferim në Arabinë Saudite. “Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, kështu që duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë – rrëfeu De Bruyne -. Në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka. Flitet për shuma të pabesueshme parash në atë që mund të jetë fundi i karrierës sime. Nganjëherë duhet të mendosh për këtë. Nëse do të luaja aty për 2 vjet, mund të fitoj një shumë të pabesueshme parash. Luaj futboll prej 15 vjetësh e mund të mos e arrij atë shumë. Por për momentin nuk më është dashur të mendoj për këtë”.

EDHE MLS NË LOJË

Ideja e largimit nga Manchester City ka qenë diçka për të cilën De Bruyne tha se kishte folur gjerësisht me gruan e tij Michele Lacroix. E ajo është krejtësisht dakord për një aventurë të re. Në fakt nuk është vetëm Arabia, sepse edhe MLS do të ishte një destinacion i mirëpritur për kampionin belg. “Djali im i madh tani është tetë vjeç dhe nuk njeh asgjë përveç Anglisë. Ai gjithashtu më pyet se sa kohë do të luaj për City. Kur të vijë koha, duhet ta përballim argumentin në një mënyrë të caktuar”.

Lexo më tejDe Bruyne mund të largohet nga City për një skuadër të panjohur: nuk ka luajtur kurrë një ndeshje zyrtare

De Bruyne, i cili fiton 300,000 £ në javë, ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me City. Klubi në këtë pikë nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të mbajë gishtat e kryqëzuar për të mos humbur një kampionë të kalibrit të belgut. Sidomos Guardiola, i cili e adhuron lojtarin e tij dhe e konsideron gur themeli të skuadrës së ardhshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *