• |
ide | kryesore

Video/ Spanja mbjell frikë, 5-0 paralajmëruese për Shqipërinë: Franca e Belgjika asnjë problem

Sport, Video
Spanja


Miqësoret e të mërkurës në mbrëmje kanë konfirmuar grupin e vështirë në të cilin duhet të përballet Shqipëria. Fiton me goleadë e Spanja ndaj Andorrës, të cilën natyrisht Sylvinho duhet ta ketë ndjekur me kujdes. Asnjë problem për Francën e Deschamps, që kaloi 3-0 Luksemburgun nën shenjën e Mbappe. Triumfon edhe Belgjika, 2-0 ndaj Malit të Zi.

SPAIN 5-0 ANDORRA

Spanja frikëson këdo që e sheh si kundërshtar të mundshëm, e aq më tepër Shqipërinë që e ka në grupin e saj të Euro 2024. Skuadra e drejtuar nga De La Fuente shkatërroi 5-0 Andorrën, duke i dhënë një sinjal të gjithëve. Përtej kundërshtarit shumë modest për të përballuar iberikët, loja e shfaqur nga Spanja është shqetësuese për teknikun Sylvinho. Perez shënoi golin e parë në minutën e 24′, por skuadra e De La Fuente shpërtheu në pjesën e dytë. Oyarzabal shënoi 3 gola në 20 minuta, nga e 53′ te e 73′, duke i dhënë përmasa rezultatit. Vulën e vuri Ferran Torres në minutën e 81′, duke shënuar edhe golin e pestë.

FRANCE 3-0 LUXEMBOURG

Franca vuajti të zgjidhte ndeshjen me Luksemburgun, por pastaj thelloi rezultatin në pjesën e dytë, për një 3-0 që lë të qetë Deschamps. Kolo Muani zhbllokoi ndeshjen në minutën e 43′, duke përfituar nga një asist i Mbappe. Në pjesën e dytë pastaj, sulmuesi i ri i Real Madrid dhuroi asistin e dytë të ndeshjes, në minutën e 70′, duke i dhënë mundësinë Clauss të dyfishonte rezultatin. Mbappe pastaj mori edhe lavdinë personale me golin e tretë, në minutën e 85′ i shërbyer nga Barcola.

Lexo më tej: Video/ Haaland asfalton Kosovën, tris i novegjezit në miqësore: fitojnë edhe Sllovakia e Danimarka

BELGIUM 2-0 MONTENEGRO

Belgjika nuk e pati të lehtë të kalonte 2-0 Malin e Zi, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. De Bruyne shënoi në minutën e 44′ golin e avantazhit, por barriera e malazezëve nuk ra. Ballkanasit qendruan në lojë, përkundër përpjekjeve të Belgjikës për të mbyllur ndeshjen. Vetëm në fund erdhi goli i 2-0 që vulosi ndeshjen. Brnovic shkaktoi penallti dhe la fushën e lojës me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88′. Trossard shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë suksesin teknikut Domenico Tedesco.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *