• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Fonseca ndan rrugët me Lille: në ditët e ardhshme prezantohet te Milan

Sport
Fonseca


Lille ka zyrtarizuar ndarjen me teknikun Paulo Fonseca, i cili do të zëvendësojë Stefano Pioli në ditët në vijim dhe do të bëhet trajneri i ri i Milan. Trajneri portugez do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 2.5 milionë neto për dy sezonet e ardhshme, me opsion për një vit të tretë. Firma e tij me Milan do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Ndërkohë, ish-tekniku i Romës i ka thënë lamtumirë klubit francez: “Gjithmonë kam dhënë 100%, të uroj më të mirën”. Në vend të tij është zyrtarizuar Bruno Genesio.

KOMUNIKATA E LILLE

“Trajneri i LOSC që nga vera e vitit 2022, Paulo Fonseca largohet nga Klubi pas dy sezonesh bashkëpunimi, në fund të këtij viti financiar 2023-2024.

Trajneri portugez 51-vjeçar dhe stafi i tij kontribuan ndjeshëm për ta çuar ekipit tonë në dy kualifikuese europiane, nga të cilat do të kujtojmë veçanërisht çerekfinalet e UEFA Europa Conference League kundër Aston Villa, e paprecedentë në historinë e LOSC. Mbyllet kështu aventura e tij te Lille duke u kualifikuar – me lojtarët e LOSC – për një raund të tretë kualifikues të UEFA Champions League për sezonin 2024-2025.

Presidenti, drejtuesit dhe i gjithë Klubi falënderojnë teknikun Paulo Fonseca për këto dy vite bashkëpunim dhe emocionesh. Përshëndesim profesionalizmin dhe përfshirjen e tij në projektin e Lille gjatë këtyre dy sezoneve të shkëlqyera dhe i urojmë atij çdo lumturi dhe sukses në aventurën e tij të ardhshme sportive”.

FONSECA: “JU UROJ MË TË MIRËN”

“Të dashur banorë të Lille, çfarë udhëtimi i bukur! Që në ditën e parë kur mbërrita te Lille, u ndjeva i mirëpritur ngrohtësisht nga lojtarët, njerëzit e klubit, tifozët dhe qyteti. Të gjithë më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Gjatë kësaj periudhe, në Pierre-Mauroy, kam përjetuar disa nga atmosferat më emocionuese të karrierës sime. Gjatë këtyre dy sezoneve, së bashku ia dolëm ta rikthejmë skuadrën në krye të Ligue 1, duke siguruar një vend në UEFA Champions League dhe duke bërë performancën më të mirë në historinë e klubit në garat e UEFA-s.

Unë gjithmonë kam dhënë 100% dhe mund të falënderoj vetëm për përkushtimin dhe profesionalizmin e lojtarëve që kam stërvitur me krenari dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të të gjithë tifozëve. Dua të shpreh mirënjohjen time për drejtuesit dhe presidentin e klubit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre dy viteve. I uroj këtij klubi gjithë të mirat. Forca LOSC!”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *