• |
ide | kryesore

Jake Gyllenhaal: Problemet me shikimin më ndihmuan në aktrim

Paparazzi


Jake Gyllenhaal ka lindur me një “sy dembel” të korrigjuar natyrshëm dhe ka mbajtur lente korrigjuese që kur ishte rreth 6 vjeç.  Por për të megjithatë ky problem e çoi drejt aktrimit.

Aktori  foli së fundmi për The Hollywood Reporter se si e ka përdorur problemin e shikimit në aktrimin e tij.

“Dua të mendoj se është një avantazh,” i tha ai ET “Kur nuk shoh në mëngjes, para se të vendos syzet, është një vend ku mund të jem me veten time”.

Kjo nuk është hera e parë që Gyllenhaal diskuton problemin e tij të shikimit. Në vitin 2017, ai foli për Telegraph se si mbajtja e syzeve  në shkollë në Los Angeles shkaktoi vëmendje dhe ngacmime të padëshiruara.

“Isha një objektiv i lehtë,” tha ai për vitet e tij të shkollës. “Dhe unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i ndjeshëm.”

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *