• |
ide | kryesore

Euro 2024/ Si e ndërtoi Sylvinho Shqipërinë surprizë

Arkiva, Sport


“Kundërshtarët tanë nuk luajnë për të kaluar grupin, por për të fituar trofeun. Ne shkojmë për të treguar besimin tonë tek njëri-tjetri. Dhe zemrën e shpirtin e ekipit. Kjo është ajo që ne duhet të shfaqim” i deklaroi trajneri Sylvinho “The Athletic”. Kjo faqe sportive me pagesë, pjesw e New York Times, në prag të Euro 2024, ka analizuar të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në këtë kampionat që nis në 14 qershor. Lapsi.al po sjell artikullin që i është kushtuar kombëtares sonë dhe trajnerit të saj.

‘Sylvinho, ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit e Barcelonës, kualifikoi Shqipërinë në Europian. Braziliani e mbylli me futbollin e luajtur në 2010, pas një eksperience të shkurtër te Manchester City.

Më pas shpenzoi vitet më të mira të dekadës duke marrë përvojën si trajner te Cruzeiro, Sport Recife dhe Nautico në Brazil. Gjithashtu shërbeu si asistent i Roberto Mancinit tek Interi dhe i Tites në kombëtaren e Brazilit.

Si trajner i parë, aventura e tij fillestare ishte me Lyonin në 2019. Qe një dështim. Ai u shkarkua pas 141 ditësh, me skuadrën në vendin e 14-të pas nëntë ndeshjesh.

Pas përvojës franceze, Sylvinho qëndroi nëntë muaj në Brazil. Te Corinthians, ekip të cilin e udhëhoqi drejt vendit të pestë. Por u shkarkua tri ndeshje pas nisjes së sezonit të ri.

Zgjedhja e logjikshme për karrierën e tij më pas ishte Shqipëria. Dhe pikërisht me kuqezinjtë braziliani po përjeton momentin më të mirë.

Ai mori drejtimin e kombëtares shqiptare përpara fillimit të eleminatoreve të Euro 2024 dhe e renditi në vendin e parë. Para Republikës Çeke, Polonisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.Ishte hera e parë në histori që Shqipëria e mbylli në vendin e parë një fushatë kualifikimesh. Dhe e dyta herë që u kualifikua në Europian.

Rekordi i Sylvinhos prej 6 fitoresh në 12 ndeshjet e para e bëjnë trajnerin që i ka bërë nisjen më të mirë një eksperience menaxheriale me Shqipërinë.

Për udhëheqjen e Shqipërisë drejt Gjermanisë, Sylvinhos iu dha një nga nderimet më të larta të vendit: Dekorata e Artë e Shqiponjës. Ajo jepet për trimëri në luftë ose për akte të guximit qytetar në kohë paqeje. Ai është i huaji i parë që merr këtë çmim! Dhe që atëherë i është dhënë shtetësia shqiptare. Kështu që ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Sylvinhos po shkon për mrekulli.

Zbulimi i Jasir Asanit

Një sulmues që dështoi të shënonte në 15 paraqitje për Kisvardan në ligën elitare të Hungarisë në 2022, mund të mos ishte emri që të mbush plot entuziazëm. As emri që pritej të dhuronte spektakël. Por Jasir Asani ka kaluar 18 muaj të jashtëzakonshëm!

Në fillim të vitit 2023, ai e ndërroi Hungarinë me Korenë e Jugut, duke u bashkuar me Gwangju, ku pati një sezon mjaft të mirë. 7 gola në 30 ndeshje. Pothuajse në të njëjtën kohë, Sylvinho po kërkonte në mbarë globin për një sulmues të djathtë shqiptar, i cili gjuan me këmbën e majtë. Një lojtar që mund të ishte një kërcënim në formacionin e tij 4-3-3. Asani, për herë të parë në Kombëtare në moshën 27-vjeçare, debutimoi ndaj Polonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Ai i nisi nga minuta e parë të tetë ndeshjet kualifikuese. Ai dha tri pasa decizivë dhe shënoi po kaq gola. Eurogola! Nuk ka dyshim se ai është gjithashtu një talent i rrallë dhe i aftë për momente shkëlqimi. Ekziston një përmbledhje në YouTube për të me titull ‘’Kur futbolli bëhet art’’. Po e lejuat të futet në brendësi me të majtën e tij, mbrojtja juaj do të ketë probleme…

Një mbrojte italiane

Mbrapa nuk mbetet as mbrojtja. Një repart i fortë që pësoi vetëm katër gola në kualifikuese, e udhëhequr nga kapiteni i Atalantës, fitues i Europa League, Berat Gjimshiti. Ka disa lojtarë me bazë italiane në skuadër, duke përfshirë mbrojtësin e djathtë të Lazios, Elseid Hysajn.

Në mesfushë gjendet lojtari i Interit, Kristjan Asllanin, dhe Nedim Bajrami i Sassuolos. I cili ka për detyrë të jetë lidhja midis mesfushës dhe sulmit.

Ata kanë gjithashtu portierë të mirë. Sylvinho ka një vendim për të marrë mes portierit të Brentfordit, Thomas Strakoshës, dhe 35-vjeçarit të Empolit, Etrit Berishës. Trajneri ka ndarë paraqitjet e tyre në mënyrë të barabartë; gjashtë për Strakoshën, po kaq për Berishën.

Pa pritshmëti

Shqipëria ka mungesë pritshmërie, veçanërisht pasi u shortua në një grup ‘’ferri’’ së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Askush nuk pret asgjë dhe, le të jemi të sinqertë, Shqipëria cilësohet nga Italia, Spanja dhe Kroacia si ‘’ndeshja që duhet ta fitojmë patjetër’’. Me këtë vjen një mentalitet ‘’underdog’’, që të jep më tepër shtysë për të shkaktuar surprizën. Dhe Shqipëria mund ta realizojë nëpërmjet disa prej lojtarëve të tyre, padyshim të talentuar.

Ata u morën katër pikë çekëve në kualifikuese (përfshirë një fitore të madhe 3-0 në shtëpi) dhe mundën Poloninë 2-0. Po në Tiranë. Nënvlerësojini shqiptarët dhe do të jeni në rrezik…

Gjithësesi golat mbeten një problem. Shqipëria shënoi vetëm 12 gola në eliminatore, dy më pak se shifra më e ulët e realizuar nga një fitues i grupit (Turqia).

Sylvinho i pamëshirshëm

Sylvinho ka qenë krejtësisht i pamëshirshëm në vendimin e tij për listën.

Nuk u përfshi sulmuesi i Konyasporit, Sokol Cikalleshi, golashënuesi i tretë më i mirë i Shqipërisë i të gjitha kohërave. Me 13 realizime. Ai nisi si titullar shtatë nga tetë ndeshjet kualifikuese. Teksa deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja një ditë pas shpalljes së listës.

Gjithashtu u la jashtë Myrto Uzuni, autor i 11 golave për Granadën e rënë nga La Liga në sezonin që lamë pas. Në vend të kësaj, barra e shënimit do të bie mbi sulmuesin e Chelseas, Armando Brojën. 23-vjecari dha sinjalin e duhur në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit, teksa hapi serinë e golave me finalizimin e minutës së 31-të.

Rey Manaj nuk luajti në kualifikuese, por sulmuesi, i cili ka luajtur me Interin, Barcelonën dhe Watfordin, ishte golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën turke sezonin e kaluar. 18 gola me Sivassporin.

Brazilianë dhe argjentinas te Shqipëria.

Fituesi i Premier League me Manchester Cityn, Pablo Zabaleta, është ndihmësi i Sylvinhos. Edhe ish-mesfushori i Middlesbrough, Doriva, është gjithashtu në stafin teknik. Sylvinho nuk është lojtari i parë i profilit të lartë që merr drejtimin e Shqipërisë. Vitet e fundit, ata gjithashtu i besuan ish-mbrojtësit të Milanit, Real Madridit dhe Romës, Christian Panuccit. Si edhe ish-mesfushorit të Ajaxit dhe Holandës, Arie Haan.

Shqipëria renditet e 66-ta në botë, e dyta më e ulëta në turne. Vetëm përpara Gjeorgjisë, kështu që tifozët dinë të kenë pritshmërië të ulëta. Por ata shpresojnë dhe endërrojnë për diçka të veçantë. Çdo fitore do të ishte dita më e madhe në historinë e futbollit shqiptar. Sylvinho, është e kuptueshme që po mundohet ta ulë euforinë. Duke patur parasysh kundërshtarët në grup. Dhe gjasat minimale për të avancuar në fazën me eliminim.

“Nën presion? Jo, fare”, ta pret shkurt. Më pas vijon: “Kundërshtarët tanë nuk luajnë për të kaluar grupin, por për të fituar trofeun. Ne shkojmë për të treguar besimin tonë tek njëri-tjetri. Dhe zemrën e shpirtin e ekipit. Kjo është ajo që ne duhet të shfaqim”.


4 Comments

  1. Ismail Kadere, Dosja H roman

    Shtetit Shqiptare, apo kercenon e dhunon edhe gazetaret?
    Pergjigje per te cilen duhet ta dine Edi Rama e Sali Berisha me grupet e tyre.

  2. Ismail Kadare, Ne Kishe 1958

    ” Moj plake me te zeza,/ C’me shikon me urrejtje, /Vertet s’jam i krishtere,/ Por s’do te ha ungjillet,/ Vetem dua te dalloj nga konstrukti / I Nolit eshte perkthimi apo i Kristoforidhit./
    Si student i filologjise degjoj ungjillin,/Si djale nje vajze veshtroj, qe me frike/ Sheh flaken e qirinjve/Te flakeve inkuzitore miniatura;/ Ndersa e ema ben kryq/ Dhe mallkon heretiket/
    Vajza here veshtron nga qirinjte,/ Here nga une./ “Mirembrema, vajze! S’jam Xhordano Bruno!”

    Per njerezit qe nuk kane besim ne zot, Nuk njohin kufi. Ata zbresin aty, ku toka do ti kishte rende.
    Relativizmi eshte i pameshirshem. C’eshte njeriu? Copa mishit, kocka, kafka, sy, krahe, femije, lote, klithje, dhimbje, liquido e sangue. Ku rraca njerzore merre fund. Paraja, ajo qe komondon. Vdekja e tjetrit eshte ne radhe.

    Testamenti i Nexhmije Hoxha
    ” Une nuk njoh zot” ” Gjuha te dhembi i dhembur e i krimbur” ” megjithse ky kapitull per mua eshte mbyllur. Une uroj dhe shpresoj qe te pakten femija e Sokolit, qe jane gjaku i Enverit dhe mbajne emerin e tije ne t’ardhmen, pas nesh, ata vete dhe femija e tyre, do te rriten ne nje klime tjeter! Ndoshta jo kaq te ngarkuar me konflikte politike.”

  3. Me sa para po udhton

    Keshtu shkruan tabella ne Han te Hotit, mirepo nersa po udhtoja per tej kufirit, ne Mal te Zi duket qarte nje atmosfer tjeter. Kur merrina ne Potgorice, parkexhin e gjeta menjehere, falas dhe i numeruar ne afersi te hotel Potgorica, ndertesa me larte e qytetit (nese nuk gabohem), spektakolare. Urat mbi lum, muret e vjetra, rruge te gjera, trotuaret, pista e bicikletave, pallate e ndertesa publike ne harmoni dhe eleganc me abientin e gjelberuar. Ku pasqyrohet vepra e nje politike kombtare qe ka ditur te projektoj vendi drejt zhvillimit. Nuk gjeta degradim si ne Tirane, nuk kishte mbeturina, as cavo elektrik , e autoklave, pallate me tulla te pa sovatura.Nuk kishte hap dhe dyqan. Kishte lulishte te mirembajtura, parqe gjithe andej te projektuara e me stil. Kishte uje te pishem ne ambiente publike, bare, ristorante, akitvitete komeciale pa ekspozim te madhit jashte.Menjehere e kupton se po viziton nje kryeqytet te kultures, nje qytet prendimore. Fotografova Ministrin e Turizmit, vertet shume bukur, lulishte me dizanj, trotuaret e ngjyrat te kombinuara, lule e gjelberim per heronjte kombetare. Nuk shikon njerez te deshperuar si ne Shqiperi. Nuk kishte bare ne istituzionet publike.
    Dola edhe ne periferi te qytetit, nuk kishte degradim, kunfuzion ndertimesh as pluhur si ne Tirane. Hapsirat, rruget me trotuare ne ndertim, te drejta e te gjera. Prespektive, hekurudha elektrike, stazioni i trenit, uje publike, ndetesa e vjeter, por funksionale dhe e paster. Familje me femije po prisnin trenin, spikri njoftonte udhtimet, informazione, tabela, taxi. Ishte nje qytet i prespektives Europiane.
    Udhtova edhe ne Bar te Malit Zi, po mendoja sikur te ishte Shkodra kaq e bukur dhe madhshtore. Lule, rruge te gjera, me kater korsi ne qytet me parkexh pa pages, pallati i sportit, hapsira. Shikon nje qytet qe shtrihet nga mali deri ne dete. Supermerkata, ambienti i paster dhe i prespektives, aktivitete e njerez te kulturuar.
    Eshte merite e nje populli dhe klases politike. Shqiptaret ne Mal te Zi jetojen shume here me mire se ne. As edhe nje shqiptare i Malit te Zi nuk ka ardhur ne Shqiperi per te kerkuar pune. Fatkeqesisht edhe sot emigrantet tane punojne ne Mal te Zi.
    Pergjigjen per qeverin tone, me sa para po udhton jashte shteti Shqiptari?
    Besoje se tonelata are dhe miliarda kane udhtura jashte Shqiperise, dhe vendi eshte shkaterruar, dhe me borxhe. Pasqyre e nje klase politike te korruptuar dhe cinike, qe nuk njeh kufi per te keqen e vendit.
    Nese dogana e Muriqanit ishte lyer me ngjyren roze, (te PS te Edi Rames ) edhe pertej kufirit, shenje i nje plani agresiv, besoj.
    Shqiperia duhet ti bashkohet Europes, me kufit shtetrore ekzistues, dhe te gjithe shqiptaret ne ballkan kane te garantura te drejtat e lirite e tyre, me nje Shqiperi te forte ekonomikisht, ne Europen e Bashkuar. Dhe shqiptaret qe jetojne jashte kufive, shtetit i jone i zhvilluar eshte nje garanci edhe ma madhe per te drejtat e tyre. Cdo tentative per nje Shqiperi etnike, qellim per te destabilizuar rajonin dhe Europen, eshte vdekjeprurse per kombin Shqiptare pike se pari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *