• |
ide | kryesore

Milan, Ibrahimovic zbulon projektin kuqezi: të enjten zyrtarizohet Fonseca

Sport
ibrahimovic


Zlatan Ibrahimovic është gati të flasë dhe – me kërkesë nga pjesa dërrmuese e tifozëve kuqezinj – të shpjegojë këtë fazë të projektit të Milan. Ish-kampioni, tani drejtues i Milan, do të flasë për herë të parë që nga rikthimi i tij në klub me rolin e tij të ri. E në konferencën për shtyp të planifikuar për të enjten e 20 qershorit në mëngjes, përveçse do të ilustrojë lëvizjet e ardhshme të klubit, ai do të zyrtarizojë kursin e ri të udhëhequr nga Paulo Fonseca.

Në rolin e tij të ri, Ibrahimovic është protagonist me Milan që nga dhjetori, por si konsulent i presidentit Cardinale. Shumë – duke filluar nga tifozët – kanë pyetur mbi detyrat e vërteta të suedezit, në përvojën e tij të parë pas tavolinës. Në kursin e ri të klubit kuqezi, pas shkarkimit të teknikut Stefano Pioli, Zlatan do të marrë në dorë situatën, duke studiuar dhe duke treguar rrugën për tu përshkuar.

Lexo më tejArmando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për ta marrë nga Chelsea

Ibrahimovic do të flasë për detyrat e tij dhe projektin e Milan në një konferencë për shtyp më 20 qershor, duke shfrytëzuar rastin për të marrë vendimin e parë të rëndësishëm, punësimin e Paulo Fonseca si trajner i ri i kuqezinjve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *