• |
ide | kryesore

E motra është lidhur me juventinin McKennie, interisti Frattesi: “E kam bllokuar në rrjetet sociale”

Sport
frattesi


Davide Frattesi dhe motra e tij Chiara janë shumë të afërt edhe pse dashuria e saj për ngjyrat bardhezi e ka bërë lojtarin e Inter të rrudhte buzët. Në fakt, konfliktin e besimit të ngjyrave brenda shtëpisë sulmuesi zikaltër e ka treguar përmes një episodi.

CHIARA E MCKENNIE

Chiara Frattesi në muajt e fundit ka dalë hapur për lidhjen e saj me mesfushorin e Juventus McKennie. Javët e fundit ka pasur zëra për një krizë mes tyre, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Motra e sulmuesit të Inter u shfaq në fushën e Olimpico, duke festuar së bashku me amerikanin Kupën e Italisë të fituar nga Juventus.

REAGIMI I FRATTESI

“Pas Kupës së Italisë e bllokova për katër ditë në të gjitha rrjetet sociale. Tallemi me njëri-tjetrin dhe nuk më shqetëson që ajo është kaq e ekspozuar. Secili ka jetën e tij, nuk mund të futësh askënd nën një vazo qelqi”. Ironikisht, mesfushori i Inter e zbuloi episodin për Repubblica, duke nënvizuar edhe një herë lidhjen e ngushtë me motrën e tij.

Lexo më tej“Nuk arrij të fle, kam makthe”: postimi i interistit Frattesi i referohet portierit rezervë të Veronës Perilli

Ndërkohë, Frattesi po përballet me një tendosje të vogël të muskujve, e cila po shqetëson trajnerin Spalletti. Sidoqoftë, sulmuesi duhet të jetë në fushë kundër Shqipërisë, në ndeshjen e parë të dy kombëtareve në Grupin B të Euro 2024.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *