• |
ide | kryesore

Tom Hardy rikthehet në “Peaky Blinders”?

Paparazzi


Tom Hardy ka folur së fundmi për rikthimin e “Peaky Blinders” dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e kastit.

“Njëqind për qind, Alfie patjetër do të dalë, por nuk e di kur”, tha ai. Hardy luajti Alfie Solomons, kreun e një bande me bazë në Camden Town. Edhe pse kasti për filmin e ardhshëm nuk është bërë i ditur, krijuesi Steven Knight ka konfirmuar se Murphy do të jetë sërish në rolin kryesor.

Pak më parë, përmes Twitter-it, ekipi i Netflix publikoi një foto nga skenari i filmit, të cilin Tom Harper e drejton sërish. “Tommy Shelby Shelby është kthyer. Një film Peaky Blinders me Cillian Murphy po vjen në Netflix”, thuhet në postim.

“Duket sikur Tommy Shelby nuk kishte mbaruar me mua… Është shumë kënaqësi të ribashkëpunohesh me Steven Knight dhe Tom Harper në versionin filmik të Peaky Blinders. Kjo është  për fansat,” tha gjithashtu Murphy në një deklaratë të shpërndarë në faqen X të Netflix (dikur Twitter)./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *