• |
ide | kryesore

“Duhet të kishim shënuar në fund”: Bajrami do ta ndërronte rekordin me golin e munguar të Manaj

Sport
Bajrami


“E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu”. Nedim Bajrami nuk arrin t’i gëzohet golit rekord të shënuar kundër Italisë, sepse rezultati dhemb. Aq më tepër kur humbet një rast si ai i Manaj në fund.

“Asllani i dha një top shumë të mire. – shpjegoi Bajrami -. Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”. Mesfushori i Sassuolo pastaj u ndal te ndeshja e ardhshme. Ajo kundër Kroacisë, po me zero pikë, tani bëhet vendimtare. “Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mire”.

ASLLANI: “ERDHI RASTI, POR E PRITI DONNARUMMA”

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam. E gjetëm golin në fillim kur shënoi Bajrami por më pas u ulëm shumë mbrapa. Kemi vrapuar shumë por ishim një skuadër që luajtëm deri në fund. Erdhi pastaj dhe rasti i Rei, por Donnarumma e priti”. Kristjan Asllani e ndjen edhe më shumë zhgënjimin, i dënuar nga golat e shokëve të tij të skuadrës te Inter. Bastoni e Barella përmbysën ndeshjen pas avantazhit fillestar kuqezi.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria vendos rekordin e Europianëve, por humbet ndeshjen: Italia fiton 1-2 me përmbysje

“Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij – tha Asllani -. Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin. Po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është. I falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë naj gjë më tepër këto dy ndeshje”, deklaroi Asllani.

GJIMSHITI: “I LAMË SHUMË HAPËSIRA”

“Performanca nuk ishte aq e mirë, sa e kemi dashur dhe përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë, mbërrinin shumë thjeshtë në zonën tonë. Nuk kemi shumë kohë, pas 4 ditësh luajmë kundër Kroacisë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’i marrim pike”. Berat Gjimshiti flet si kapiten për të analizuar humbjen 1-2 me Italinë, duke e kthyer tani vëmendjen nga ndeshja e dytë.

“Momenti më i vështirë ishte kur pësuam gol – tha Gjimshiti -. Gjëja më pozitive e kësaj nate ishte që mbetëm në lojë deri në fund. Me pak fat mund edhe të barazonim. Duhet eksperiencë dhe punë. Nuk është e thjeshtë, kundër kombëtareve të mëdhaja që kanë kualitet. Duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit, sepse kështu ishte e thjeshtë për ata”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *