• |
ide | kryesore

Euro 2024/ Broja udhëheq sulmin kundër Italisë, por Sylvinho ka një dilemë: formacioni i mundshëm

Sport, Video
Broja


Shqipëria është gati të debutojë sonte në mbrëmjes në Euro 2024. Një ndeshje shumë e vështirë, duke qenë se përballet me kampionët në fuqi të kontinentit, Italinë. Rëndësia e ndeshjes hapëse në një turne si Europiani është e ditur, kështu që Sylvinho do të zbresë në fushë me lojtarët më të mirë. Zgjedhjet e teknikut brazilian bien mbi ata lojtarë të cilët i ka sprovuar në shumë beteja, gjatë kualifikueseve. Përjashtimin këtu e bën vetëm Armando Broja. Sulmuesi, edhe pse i munguar gjatë kualifikueseve për shkak dëmtimi, do të udhëheqë kuqezinjtë, në vijën e parë të sulmit.

Sylvinho është ende duke shqyrtuar mundësinë për ti dhënë më shumë forcë mesfushës. Nëse do të bënte një lëvizje të tillë, duket të privohet nga një si Seferi, që para portës di si të godasë. Ndeshja që Laçi bëri në miqësoren e fundit me Azerbaixhanin dhe mënyra si shënoi golin e kanë tunduar brazilianin t’i japë një vend në 4-2-3-1 e tij. Nëse mesfushori i Spartës zbret në fushë, atëherë Bajrami do të spostohet në të majtë të sulmit, duke ulur Seferin në pankinë.

Lexo më tej: “Do të luftojmë për çdo pikë”: Sylvinho hedh dorezën e sfidës përpara betejës me Italinë

Pjesa tjetër asnjë ndryshim. Porta pritet t’i besohet Berishës, që ka fituar balotazhin me Strakoshën. Përpara tij do të luajnë Hysaj dhe Mitaj nga krahët dhe kapiteni Gjimshiti e Ismajli në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani janë të sigurt në qendër. Ashtu si Asani në të djathtë të sulmit. Broja do të luajë qendrën, i ndërgjegjshëm se luan edhe të ardhmen e karrierës së tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *