• |
ide | kryesore

Humb jetën portieri i kombëtares malazeze: 26 vjeçari Sarkic, pak ditë më parë, luajti kundër Belgjikës

Sport
Sarkic


Një tjetër tragjedi e tmerrshme trondit botën e futbollit. Matija Sarkic, portieri i Millwall, ka humbur jetën nga një sëmundje e papritur në moshën 26-vjeçare. Vetë klubi anglez e komunikoi këtë me një shënim të dhimbshëm: “Millwall Football Club është plotësisht i shkatërruar për të njoftuar se Matija Sarkic është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare. Sarkic, portieri numër një i ‘Luanëve’, grumbulloi 33 paraqitje për klubin që kur u bashkua nga Wolverhampton në gusht 2023. Portieri i kombëtares malazeze, Matija ka përfaqësuar me krenari vendin e tij në shumë raste”.

Vetëm dhjetë ditë më parë ai ishte protagonist i ndeshjes mes Malit të Zi dhe Belgjikës, të fituar nga kombëtarja e drejtuar nga trajneri Tedesco 2-0 falë golave të De Bryne dhe Trossard. Sarkic iu bashkua skuadrës së Championship Millwall vetëm një vit më parë nga Wolverhampton.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *