• |
ide | kryesore

“I ndodh edhe Real e Manchester”: Sylvinho mbron lojën e kuqezinjve në humbjen e debutimit

Sport
Sylvinho


“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi”. Sylvinho nuk e fsheh keqardhjen për rastin e humbur të rei Manaj në fund. Do të kishte qenë krejtësisht tjetër situatë, e megjithatë jemi me 0 pikë në Grupin B

Pse ndodhi, tekniku brazilian është i ndërgjegjshëm? “Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Manchester, Liverpool apo Real, kur kundërshtari është i fortë”.

Lexo më tej“Duhet të kishim shënuar në fund”: Bajrami do ta ndërronte rekordin me golin e munguar të Manaj

Sylvinho pastaj u ndal te tifozët dhe një mbështetje spektakolare në shkallët e stadiumit: “Pikë së pari duhet të falënderoj njerëzit në stadium. Ishte i mbushur me shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, për të arritur këtu me shumë sakrificë në Europianin e dytë për Shqipërinë, kemi punuar 12 orë në ditë. Për skuadrën, lojtarët, vendin. Jemi qartësisht këtu për të fituar ndeshje. Por u them edhe lojtarëve që t’i gëzohen një turneu, pranisë në një ndeshje siç është kjo në Europian”, e mbylli Sylvinho.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *