• |
ide | kryesore

Wiz Khalifa, baba për herë të dytë

Paparazzi, Slider


Wiz Khalifa do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë me dije në Instagram vetë reperi (emri i vërtetë i së cilit është Cameron Jibril Thomaz) dhe e dashura e tij, Aimee Aguilar, duke thënë se janë në pritje të një vajze. Dyshja publikoi një foto në Instagram, për Ditën e Baballarëve, ku shkroi se bebushja po vjen. Në foto shihet reperi dhe Aimee me një test shtatzënie pranë barkut të saj të rrumbullakosur.

 

 

 

Çifti duket se është shumë privat në lidhje me marrëdhënien e tyre, por kanë rreth pesë vjet që janë në lidhje, me foton më të vjetër të çiftit së bashku të publikuar në llogarinë Instagram të Aguilar të postuar në tetor 2019. Reperi është gjithashtu edhe babai i një djali, Sebastian, 11 vjeç, për të cilin bashkëprindëron me ish-partneren e tij, Amber Rose.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *