• |
ide | kryesore

Akuzat për kanibalizëm, Armie Hammer thyen heshtjen

Paparazzi, Slider


Armie Hammer ka thyer heshtjen e tij mbi akuzat tronditëse për kanibalizëm që shkatërruan karrierën e tij në Hollywood.

Aktori i “Call Me By Your Name” u përball me një sërë akuzash shqetësuese u bënë kundër tij nga ish të dashurat. Në shkurt të vitit 2021, Effie Angelova, akuzoi Hammerin se e kishte përdh*nuar dhe  kishte abuzuar me të “mendërisht, emocionalisht dhe se*sualisht” në vitin 2017, kur ajo ishte 20 vjeçe.

Pavarësisht pretendimeve se ai ka fantazi kanibalizmi, Hammer i mohoi pretendimet, duke thënë se nuk kishte shkelje kriminale në marrëdhënien e tij katërvjeçare me të.  Duke u shfaqur në podcastin “Painful Lessons” të dielën, aktori trajtoi akuzat tronditëse për kanibalizëm që kanë rrënuar reputacionin e tij.

“Njerëzit më quanin kanibal dhe të gjithë i besuan”, tha ai në podcast. “Ata thonë: “Po, ai djaloshi hëngri njerëz.” Po, çfarë? Për çfarë po flet? A e dini se çfarë duhet të bëni për të qenë kanibal? Ju duhet të hani njerëz! Si do të bëhem kanibal?! Ishte e çuditshme.”

Aktori tha se kishte “mospërputhje në çdo gjë që thoshin njerëzit”, duke shtuar se ai “tani është në një vend në jetën time ku unë jam mirënjohës për çdo pjesë të tij”.

“Unë jam në fakt tani vërtet mirënjohës për këtë, sepse përpara se të më ndodhnin të gjitha këto gjëra, nuk ndihesha mirë, nuk u ndjeva kurrë i kënaqur, kurrë nuk ishte mjaftueshëm, nuk isha kurrë i lumtur me veten,” shpjegoi Hammer.

“Kurrë nuk kam ditur t’i jap dashuri vetes. Unë kurrë nuk kam ditur se si t’i jap vetes vetëvlerësim, por kam pasur këtë punë ku kam mundur ta marr atë nga kaq shumë njerëz, saqë nuk më është dashur kurrë të mësoj se si t’ia jap vetes.”/Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *